Sektori i shërbimeve është kontribuuesi kryesor në arkën e sigurimeve shoqërore shëndetësore pasi siguron gati gjysmën e fondeve të arkëtuara në buxhetin e shtetit, sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave për vitit  2017. Mirëpo teksa bujqësia punëson  mbi 40 për qind të totalit të punësuarve ka kontribut thuajse zero

Në vend të dytë për nga rëndësia në derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore vjen sektori i tregtisë, i cili paguan 21 për qind të totalit, më pas vjen sektori  i prodhimit me 18 për qind, ndërtimi me vetëm 7 për qind të totalit dhe transporti me vetëm 3 %.

Në vitin 2017 në krahasim me 2016 derdhja e kontributeve nga sektori i “shërbimeve” është rritur me 5%, sektori i “prodhimit” është rritur me 9%, sektori “ndërtimit” është rritur me 5%, sektori i “tregtisë” është rritur me 7% dhe sektori i Transportit është rritur me 3%.

Peshën më të madhe, për numër mesatar kontribuesish e zë biznesi i madh dhe ndërmarrjet shtetërore buxhetore, përkatësisht 51% dhe 22%. Në sektorin shtetëror vihet re një rritje e këtij treguesi me 2%. Ndërsa në sektorin privat ky tregues ka shënuar rritje dhe konkretisht 7% në biznesin e madh, 18% në biznesin e vogël me TVSH dhe 8% në biznesin e vogël pa TVSH.

Vitin e kaluar u grumbulluan rreth 86 miliard lekë kontribute në formën e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore.

Nga sigurimet shoqërore janë mbledhur rreth 74 miliard lekë, 7.3 miliard lekë ose 11% më shumë sesa 2016 dhe nga sigurimet shëndetësore janë mbledhur 11.6 miliard lekë, 1 miliard ose 7% më shumë se 2016.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here