Kandidatët të cilët kërkojnë të ndjekin studimet në një  program të dytë apo t’i transferojnë në programet e studimit të ciklit të parë,  në programet e studimeve me karakter profesional, kanë mundësi të  aplikojnë nga data 3 shtator deri më 14 shtator.

Ministria e Arsimit  përmes një udhëzimi  ka  shpallur datat  për aplikimet përfshirë edhe ato për programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë. Sipas udhëzimit të bërë publik në faqen zyrtare të ministrisë së Arsimit, kandidatët duhet t’i bëjnë aplikimet pranë institucioneve të arsimit të lartë dhe kanë të drejtë të aplikojnë deri në 5 programe studimi përpara fillimit të vitit akademik dhe sipas afateve të përcaktuara në udhëzim.

Sipas udhëzimit kandidatët nuk mund t’i bëjnë transferimet gjatë vitit akademik dhe nuk kanë të drejtë të aplikojnë për transferim të studimeve ish-studentët e institucioneve të arsimit të lartë të mbyllura me vendim të Këshillit të Ministrave të datës 6 gusht 2014.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here