Nga Faik Islami

Nuk mund te themi se qeverisja nuk ka patur në fokus reforma të domosdoshme.Veçuar Reformën në fushën e drejtësisë, ku nisja, Vettingu, qysh në hapa të parë, në verifikimin krejt sipërfaqsor, nxorri themelet e mykura nga një simbiozë korrupsioni, të tmerrshëm, mes strukturave politike vendimmarrëse dhe gjith korpusit gjyqësor, të çdo niveli. E gjith kjo situatë tmerri mbi popullsinë ndërhjyqëse,po përcillet si të jetë pjesë e luftës politike mes pozitës dhe opozitës. Ky synim ogurzi i opozitës, dynon të fshehi atë mal përgjegjësie, për emërimet tërësisht nepotike, mbi akeaballëqe, dhe përzgjedhje trupe të korruptuar, të pa aftë, servilë dhe të molepsur me veset më të pështira, për të mbetur besnikë, deri në varr, por ama “ vdekur” tē stërngopur, prej rrjepjes së popullit ndërhjyqës! Këtë përgjegjësi shumë të rëndë, historike, të dy palët fajtore, duan ta kalojnë në heshtje, sikur kjo tragjedi më e rëndë se e luftës dytë botërore, me efekte dramatike afatgjata, na paska ardhur prej ca të korruptuarish, kusarësh e banditësh të cilët, kur vishnin togën e zezë e gjyqtarëve a prokurorëve, e kishin apostafat për tu bërë, sikundër i kanë bërë popullit të mjerë! 
Kjo ëdhtë më se e vërtetë, shumë e njohur nga populli, kurrizi i të cilit i ka provuar që të gjitha rrukullimat, por jo thjesht dhe vetëm nga banda e togave, por mbi të gjitha prej kastës politike zhurmëmadhe sot, që rreket të spostojë tërbimin njerëzor prej gjëmës së rëndë që shkaktuan me veorimet e tyre, tërësisht kusare. Është shumë e qartë zhurma, sherret, sulmet e ndërsjellta, të grupimeve politike, absolutisht shumë më kusare se e togave të zeza! Populli i di, i njeh mirë dhe mu për këtë, e ka tē qartë, se sapo të nisi Vettingu, për politikanët që kanë qeverisur e që po qeverisin, era e qelbur e kusarisë tyre, do të helmojë gjithë Evropën! Qysh sot, populli e ka fare të sigurtë këtë të pritshme! 
Mirëpo, “ poçebërësit “ e demokracisë së poçeve kusare shqiptare, kanë bërë vjegen poçes tyre, për ta vuajtur fajin kriminal të tyre, po populli! Sistemi i rënë i kësaj padrejtësie tē paimagjinushme,me këtë ecuri Reforme, çoi në kolaps vendimmarrjet ligjore! Jo me kot disa krerë politikë, kusarë bërtasin se Reforma paska dështuar! Kur ajo sa hodhi hapin e par sipërfaqsor nxorri jasht sistemit ose gjith sistemin me tërë korpusin, që ka funksionuar si armatë korrupsioni, në cilëndo qelizë!Sa është parë deri sot, nuk ka asnjë pëjashtim, nga korpusi i korrupsionit, që ka mohuar të drejtën, dhe shkelur ligjet. 
Kjo situatë dramatike, kur mijëra dosje ndërgjyqëse presin të gjykohen, dhjetra të tjera , të hapura për veprimet flagarante korruptive, të këtyre xhahilëve, të cilët gërvishtja sipërfaqësore me vetting, u nxorri kallain, zgjidhja nuk mund të jetë kurrsesi as juridike e as politike! Kjo situatë mund dhe duhet të zgjidhet vetëm me revoltë popullore, e cila do tē duhet te jetë reformim i reformave ose “ Vettingu “, për krerët e gjith kohëve që kanë qeverisur apo kam vepruar si vendimmarres për sistemin e drejtësisë! Pritja për t’u bindur politikanët të formojnë shumat për ecuri të reformës është njē ëndërr nate dimri, për popullin! 
Êshtë e habitshme por edhe groteske, shashka qeverisëse për Reformë pronësore nëpërmjet bashkimeve institucionale, kur veçmas ato insitucione kanë bërë paudhësi të shumta dhe zvarritje burokratike me vite të tëra, kur Reforma në proces, po sabotohet në mënyrën më të pazgjidhshme! Kur dhe ku do duket fundi i kësaj situate pa asnjë shpresë? 
Në këtë situatë pa zgjidhje, ligjore, nuk mund të ngrohi qytetarin, një biçim reforme, me bashkim sasior gjynahqarësh, ku cilësia si thelb i çdo Reforme, është aqë larg,… sa i Reformës në provë, të drejtësisë! 
Qeverisja do të duhej të reformojë si konceptim, reformën ligjore dhe jo të shpallē si reformë bashkimin e institucioneve ligjore që kanë funksionuar si institucione korruptive dhe tmerrësisht me zvarritje burokratike! Ky bashkim, ndërsa institucionet e së drejtës, janë inegzistente, kjo reformë, kurrsesi nuk do bëhet efektive! 
Qeverisja, me këtë hallakatje ndërinstitucionale, synon të kthejë në funksionuese institucionet ligjore, por të pabazuara në ligje të së drejtës! 
Mu për këtë dhe plot arsye që sjell situata dramatike e sistemit te rënë të drejtësisë, sjell domosdoshmërinë e reformimit konceptual të nismës për Reforma ! 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here