Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka adresuar problematikën e rritjes dhe abuzimit me çmimet gjatë këtij sezoni veror. Nga një takim me përfaqësues të bizneseve turistike në Velipojë, ministri u ka kërkuara atyre që të jenë të ndershëm, duke shtuar se çelësi i suksesit të zhvillimit të turizmit është balanca e çmimit me cilësinë dhe respektimi i ligjeve.

“Shteti ashtu siç ju ka mbështetur në aktivitetin tuaj, do të jetë në kontroll që aktiviteti të mos jetë abuziv, të keni në kujdes problematikat e lindura tashmë edhe nga dashakeqës të turizmit në Shqipëri për rritjen e çmimeve, abuzimet me çmimet prandaj do t’ju kërkojmë në radhë të parë juve që keni bizneset në këto zona që të jeni shumë më transparentë me pushuesit, të keni në çdo restorant apo hotel, lista çmimesh të afishuara dhe biseda me turistët të jetë direkte, e sqaruar, përsa i përket çmimeve dhe do të vazhdojnë kontrollet përsa i përket ligjit, pasi unë mendoj që një dhe vetëm një është çelësi i suksesit: zbatimi i rregullave nga të gjithë” tha Klosi.

Duke bërë analizën e problematikave të këtij sezoni ministri Klosi theksoi se plazhi i Velipojës është shumë herë më i pastër se vitet e shkuara, ndërsa është bërë një punë shumë e mirë për vendosjen dhe zbatimin e sinjalistikës ujore. Ministri Klosi cilësoi arritje ngritjen e kullave të vrojtimit dhe angazhimin e 250 vrojtuesve duke minimizuar jetën e humbura në det, por kreu i Turizmit u riapeloi bizneseve të pranishëm në takim se është pikërisht detyrimi i tyre ligjor për vënien e rojeve të certifikuara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here