Monedha e përbashkët ka shënuardje  një rënie tjetër në tregun e brendshëm valutor për të katërtën ditë radhazi.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye dje me 125.58 lekë, me një rënie prej 0.18 lekësh në raport me ditën e mëparshme. Kjo është rënia më e madhe ditore që nga 12 qershori, kohë kur Banka e Shqipërisë filloi një ndërhyrje të jashtëzakonshme në tregun e brendshëm valutor, duke blerë euro, me synimin frenimin e rënies së monedhës së përbashkët, që sipas saj kishte dalë jashtë parashikimeve.

Gushti është një periudhë kur tradicionalisht ka një fluks të shtuar të emigrantëve që vijnë në vend, të cilët sjellin më shumë valutë, duke ndikuar në nënçmimin e euros. 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here