Nga Kreshnik Osmani

Në qiellin e Ballkanit po kalojnë sërish retë e zeza të Konferencës së Londrës. Në Bruksel flitet zyrtarisht për ndarjen e Kosovës. Në Shqipëri i dhurojmë det Greqisë. Rusia armatos fuqimisht serbët. Serbia lobon fuqimisht në kancelaritë ndërkombëtare dhe për këtë ka një buxhet të veçantë. Brukseli mban hapur krahun e serbëve. Turqia njofton nga Johanesburgu kërkesën zyrtare për t’u anëtarësuar tek grupi Rusi, Kinë, Brazil, Afrika e Jugut. Trump takohet me Putin.

Demokratët amerikanë përgatisin projektligj për të ndaluar me ligj një takim kokë me kokë Putin-Trump siç ndodhi në Irlandë. Ne rusët nuk i takojmë dot. Europa drejt vetëmbylljes. Rama vjedh foto me Trumpin në takimet e NATO-s dhe ndërkohë bën pushime me shokun e Vuçiçit, Aleks Soros që mbeti gjithë ditën nga Parisi në Beograd dhe në Tiranë.

Ambasadorja e re e Uashingtonit nuk ka mbërritur ende në Tiranë për të parë kursin Trump për Shqipërinë e Aleks Sorosit dhe të Rame Velisë. Pas gjithë kësaj ti kthen kokën dhe konstaton se në Tiranë flitet vetëm për kulla dhe dallavere paresh. Mjerim më të madh historik se ky nuk mund të kishte parë kurrë rrota e historisë së Shqipërisë. Popull pa busull me një kapiten të dehur prej hashashit në Oqeanin e madh të lojes së kombeve dhe me marinarë që kanë dalë në plazh dhe e kanë braktisur plotësisht anijen e tyre. Kujdes. Historia nuk mëshiron dy herë rresht!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here