Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se është kampione në Europë, përsa i përket vjedhjes së taksave të qytetarëve të saj. Sipas saj, në këtë përfundim ka arritur një analizë e detajuar e Gjykatës Europiane të Auditimit. Tabaku theksoi se qeveria vjedh 1/3 e taksave të shqiptarëve përmes tenderave publikë dhe sipas saj kjo është dhe arsyeja pse Rama rriti taksat.

“Njësoj, siç deklaruam ne pak javë më parë, të dhënat e Gjykatës Europiane të Auditimit tregojnë se 30% e tenderave në qeverinë Rama jepen përmes metodës korruptive të “Negocimit pa Shpallje”. Gjykata Europiane e Auditit ka nxjerrë shifrat që faktojnë se 1 në 3 kompani përfiton abuzivisht nga tenderat, duke shmangur procedurat për një garë të ndershme, që do t’i kursenin buxhetit miliona euro nga taksat e shqiptarëve. Kjo do të thotë se 1 në 3 tendera jepet pa garë. Tani është botërisht i njohur fakti se qeveria është e angazhuar personalisht që në këto tendera të fitojnë kompanitë klientë të saj, te cilat ndajnë vjedhjen me vetë kryeministrin dhe ministrat e tij”, u shpreh Tabaku.

Deputetja Tabaku shtoi se kryeministri Rama dhe qeveria e tij po e trajtojnë pushtetin si një tepsi ku secili ministër ndan llokmën e tij me oligarkët dhe me klientët e besuar, duke shkatërruar konkurrencën e ndershme. Sipas saj, përveç 250 milionë eurove që jepen pa garë, problem madhor është edhe procedura fiktive në të paktën 30% të rasteve të tjera, ku ka vetëm një firmë  më tender.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here