Gjatë këtij viti kredia në Tiranë ka rënë ndjeshëm, ndërsa në shumicën e qarqeve të tjera të Shqipërisë është rritur lehtë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia në qarkun e Tiranës në fund të muajit qershor kishte vlerën e rreth 395 miliardë lekëve, afro 12 miliardë lekë më pak krahasuar me fundin e vitit 2017.

Rënia e kredisë në Tiranë lidhet edhe me strukturën e kredisë. Bizneset dhe sidomos ato më të mëdha janë të përqendruara kryesisht në këtë qark dhe kjo sjell edhe një luhatshmëri më të lartë të portofolit të kredisë.

Tirana dominon ndjeshëm kreditimin e ekonomisë, me 73% të portofolit total. Megjithatë në gjysmën e parë të këtij viti vërehet një rritje e kredisë në qarqet e tjerë të vendit.

Nëse përjashtojmë Tiranën, për qarqet e tjera të Shqipërisë kredia në gjashtëmujorin e parë të vitit është rritur me 2.4% krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here