Eleni Foureira pak ditë më parë ishte për një koncert këtu në Tiranë, ndërsa vetëm një ditë më parë në episodin e parë të projektit më të ri të Jonida Shehut, ka treguar se pavarësisht se u flet anglisht shqiptarëve, në të vërtetë e kupton shumë mirë shqipen por nuk e fllet dot.

Eleni i tha Shehut se e kupton shumë mirë gjuhën shqipe por nuk e flet dot sepse qëkur janë larguar nga Shqipëria, prindërit i kanë folur në greqisht për të kapur gjuhën greke dhe që të mos humbisnin shkollën.

“Mami dhe babi vendosën të na flisnin në greqisht në shtëpi, që ne të mësonin gjuhën shpejt dhe të mos humbisnim shkollën. Ishte shumë e vështirë sepse nëna nuk donte që ne të humbisnim klasat dhe filluam të flisnim greqisht dhe kështu unë e humba shqipen megjithëse gjuha nuk harrohet kurrë. Mendoj se nëse rri edhe e flas një muaj, do më rikthehet e folura dalëngadalë. Por kuptoj gjithçka.Pra mund të më flasësh në shqip”, ka thënë Eleni.

Shehu të gjitha pyetjet ia drejtoi elenit më pas në shqip, ndërsa këngëtarja vetë përgjigjej në anglisht dhe në të rallë përdorte edhe ndonjë fjalë shqipe.

Foureira në këtë intervistë foli edhe për momentet e vështira në të cilat po kalon Greqia pas zjarreve ku humbën jetën qindra vetë. Ndërsa thotë se të gjithë janë të angahuar për të ndihmuar njëri-tjetrin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here