Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit nga 27 vendime, tetë prej tyre I përkasin dhënies së lejes për ndërtim të hidrocentraleve, në Bulqizë, dy në Skrapar, tre në Librazhd, një në Kukës e një në Mirditë.

Gjithashtu nga lejet e reja të miratuara nga KKT vihen re investimet në energji, për ndërtimin e disa nënstacioneve elektrik dhe fiderave kabllor në pesë qytete.

Siç shihet edhe nga vendimet, në rendit e ditës të datës 26 korrik pjesë është edhe miratimi i nismës për hartimin e Planit të Detajuar për Zonën e Rëndësisë Kombëtare Drilon – Tushemisht, Lagunës së Karavastasë dhe lumit Seman, si dhe ndërtimi i Portit MBM, me vendndodhje në Porto Romano.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here