Gjatë sezonit të verës, kur Shqipëria përballet edhe me fluksin më të lartë të turistëve, interes të lartë për t`u vizituar, veç detit, kanë edhe kalatë, parqet arkeologjike dhe muzetë e ndryshëm në vendin tonë, nga Shkodra deri në Sarandë.

Ky lloj turizmi ndërkohë po njeh një rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit. Vetëm në 2017, rritja fiksohet në 62%, ndërkohë që të dhënat për muajt e parë të këtij viti, flasin për një rritje po ashtu dyshifrore.

Duke iu referuar të dhënave të të gjithë vitit 2017, rezulton se, vizitat në kalatë, muzetë dhe parqet arkeologjike kanë qenë gjithsej 662 mijë të tilla. Tremujori i tretë i vitit, që përkon edhe me muajt e verës, njeh fluksin më të madh, duke thithur gjysmën e hyrjeve totale.

Por, në sa para përkthehet një fluks i tillë? Duk e përllogaritur shifrën në bazë të një çmimi të mesatarizuar prej 200 lekësh për biletë, si për kalatë, ashtu edhe për muzetë  dhe parqet, atëherë, kemi të bëjmë me një lloj turizmi që prodhon jo më pak se 132 milionë lekë në vit, pra rreth 1 milionë euro. Por, duke parë tendencën e viteve të fundit, kjo shumë është e destinuar që të rritet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here