Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton shoqëritë tregtare dhe personat fizikë, se afati i fundit për dorëzimin e vendimit të organit përgjegjës/vendimin e personit fizik për destinimin e fitimit pas tatimit është data 31 Korrik.

Shoqëritë tregtare, brenda një periudhe 6 mujore, nga data e mbylljes së vitit financiar, kanë marrë vendimin për rezultatet financiare të vitit paraardhës dhe destinimi i fitimit pas tatimit, duke përcaktuar në vendim destinimin e fitimit pas tatimit.  Në vendim, përcaktohet shuma e rezervave ligjore, pjesa që do të përdoret për investime ose për shtesë kapitali, si dhe pjesa që do të shpërndahet në formë dividendi. Vendimi për destinimit të tatimit pas fitimit dorëzohet elektronikisht në organet tatimore” njoftojnë Tatimet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here