”Rrugët e besimit” si një nga destinacionet e reja për t’u vizituar po vijon dhe në këtë sezon veror punën që objektet e kultit të jenë të denja për të mirëpritur turistët vendas e të huaj.

Inspektimi i radhës u zhvillua sot në Xhaminë e Et’hem Beut, në Tiranë, nga Drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani dhe nga profesori i nderuar Aleksandër Meksi.

Ata inspektuan nga afër punën e kryer në ndërhyrjet restauruese, konservimin e pikturës murale si dhe punimet në dru të dekoruar.

Profesor Meksin, studiues i monumenteve të xhamive në Shqipëri, nuk nguron të ofrojë konsulencën dhe këshillat e tij për projektin e ndërmarrë, në restaurimin e 5 xhamive.

Instituti i Monumenteve të Kulturës mbikëqyr në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e punimeve në 5 kantieret e ngritura në xhamitë e qyteteve Tiranë, Berat dhe Gjirokastër.

Janë 5 xhami monumente kulture si Xhamia Mbret Berat; Xhamia e Beqareve Berat, Teqeja e Helvetive, Berat, Xhamia Ethem Beut Tiranë, Xhamia e Pazarit”, Gjirokastrës” , të cilat do ti nënshtrohet restaurimit të tyre fal marrëveshjes së bashkëpunimit mes ministrisë së Kulturës dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Kjo kryhet në kuadër të projektit për ndërhyrje restauruese dhe rikonstruksioni të xhamive të sipërmendura financuar nga donatorët TIKA(Turkish Cooperation and Coordination Agency).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here