Një përfaqësi e “Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore” u takua dje me drejtuesen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin dhe Mario Mariani, drejtues i Departamentit të Bashkëpunimit, për të diskutuar mbi çështjen e Teatrit Kombëtar.

Gjergj Bojaxhi dhe Afrim Krasniqi shprehën qëndrimin e Forumit për ruajtjen e godinës historike të Teatrit Kombëtar si dhe kërkuan angazhimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian për të siguruar transparencë mbi veprimet ligjore në këtë drejtim.

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian në Tiranë falenderoi Forumin për kontributin e dhënë për këtë çështje si dhe për mbrojtjen e trashëgimisë në përgjithësi.

Gjatë takimit u garantua se çështja e teatrit, përsa i përket procedurave ligjore të ndjekura në respektim të marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian, po ndiqet me mjaft vëmendje nga Brukseli. Ka një komunikim me autoritet shqiptare dhe do të mbahet qëndrimi i duhur zyrtar në ditët në vijim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here