Instituti i Statistikave është përfshirë në përgatitje për të realizuar censin e popullsisë dhe banesave të vitit 2020, dhe në këtë kuadër ka azhurnuar hartat për një kampion banesash në vend.

Nga qershori deri në dhjetor 2017, INSTAT azhurnoi hartat e regjistrimit në 2247 zonat e numërimit, rreth 20% të numrit të përgjithshëm te objekteve sipas regjistrit të Censit të vitit 2011 ose 177,820 ndërtesa. Nga verifikimi në terren u gjet se 22.7 për qind e banesave të kampionuara kanë ndryshuar, ku 13.2% janë shtuar dhe 9.5%  nuk janë më.

Azhurnimi u krye nga anketuesit e kontraktuar. Për çdo ndërtesë informacioni u mblodh duke marrë në konsideratë kodet e komunës, zonën e regjistrimit dhe objekti. U pyet për statusin e ndërtesës (ndërtesë e re, ndërtimi jo më ekzistues, ndërtimi i modifikuar në formë ose madhësi, objekt në ndërtim). U verifikua gjithashtu numri i kateve dhe prania e bodrumit, numri i hyrjeve, numri dhe kodet e njësive të klasifikuara si vendbanime, njësi të përdorura për biznes qëllime, ose për qëllime të tjera.

Rezultatet paraprake i përkasin zonave urbane dhe konfirmuan se ndryshimet në struktura fizike të ndërtesave ishin të zakonshme dhe më pak të vrullshme se në dekadën midis 2001 dhe 2011.

Censi i popullsisë dhe banesave në vitin 2011 regjistroi pothuajse 1,000,000 ndërtesa në Shqipëri, nga të cilat  të përdorura për qëllime rezidenciale (606,359) dhe të tjerat  jorezidente.

Që atëherë, kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme në fondin e banesave për shkak se të rikthimit të ndërtimit nëpërmjet lejeve të dhëna vitet e fundit, teksa përgjatë viteve janë treguar toleranca në lejimin e ndërtimit të objekteve pa leje.

Censi i vitit 2020 pritet të jetë prodhojë të dhëna më reale për sa i përket grumbullimit te të dhënave, pasi numëruesit do të jenë të pajisur me GPS dhe do të raportojnë nga terreni në kohë reale, teksa një zyrë qendrore në INSTAT do të grumbullojë të dhënat në kohë reale.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here