Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve informon si më poshtë vijon rreth rezultateve të arritura në kuadër të zbatimit të planit të detajuar të masave, me qëllim mbarëvajtjen e sezonit turistik veror, uljen e evazionit fiskal, rritjen e të ardhurave, rritjen e numrit të vendeve të punës, si dhe ndërgjegjësimin e publikut të gjerë për tërheqjen e kuponit tatimor.

 

Qershor – Korrik 2018

Rezultatet e zbatimit të planit të masave për sezonin turistik:

 

EDUKIMI DHE INFORMIMI

  • 3,124 tatimpaguesve u është adresuar thirrja për korrektesë në zbatimin e legjislacionit tatimor lidhur me faturat e shitjes dhe blerjes, regjistrimin e tyre në librat përkatës, deklaratën e tvsh-së, kontributet shoqërore dhe shëndetësore, deklaratën e të punësuarve rishtaz etj.
  • 2,139 tatimpaguesve u është bërë ftesë e personalizuar nga DRT për të përmirësuar vetëdeklarimi

KONTROLLI TATIMOR:

  • 510 tatimpagues kanë rritur detyrimin për pagtesën e tvsh-së. Rritja llogaritet të jetë rreth 463 % më e lartë se sa e njëjta periudhë në 2017

MBLEDHJA E DETYRIEVE ME FORCË

  • 290 tatimpagues debitor janë kontaktuar nga organet tatimore
  • 35 mln lekë është vlera e detyrimeve të prapambetura që janë arkëtuar nga administrata tatimore

HETIMI TATIMOR DHE ZBATIMI

  • 5,040 – Subjekte janë kontrolluar
  • 2,000-Subjekte janë konstatuar me shkelje
  • 2 mln lekë vlera totale e shkeljeve

REGJISTRIME

  • 200 – Subjekte janë konstatuar të paregjistruara dhe u regjistruan sipas detyrimit ligjor

PUNËSIME

  • 5,458 Të punësuar të rinj DRT Durrës
  • 3,377 Të punësuar të rinj DRT VIorë
  • 2,208 Të punësuar DRT Sarande
  • 1,777 – Të punësuar të rinj DRT Shkodër
  • 1,517 – Të punësuar të rinj DRT Lezhë
  • 320 punonjës të padeklaruar që u futën në skemën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here