Ergys Mertiri

Ndjej keqardhje për çdo jetë të humbur në Greqi. Vdekja është e tmerrshme dhe të trishton kudo ku e sheh. Solidariteti njerëzor duhet të qëndrojë përmbi dallimet tona etnike, racore apo ideologjike. Por edhe të thuash se solidarizohemi me grekët sepse ata janë fqinjët tanë, është pa kuptim. Po të jetë për fqinjësi ata kanë qenë fqinj të këqinj për ne. Na kanë marrë territor, na kanë vrarë, persekutuar, përzënë nga shtëpite dhe ende nuk i pranojnë krimet e tyre.

Natyrisht unë arrij të dalloj grekun e thjeshtë nga politikat shoviniste të vendit të tij dhe nuk fajsoj çdo grek tek e tek për to. Prandaj dhe them se solidariteti dhe empatia që i adresohet njeriut si qenie njerëzore nuk duhet të ngatërrohet me nocione kolektive njësish etniko-politike si fqinjësia. Po të jetë për fqinjësi grekët kanë qenë historikisht një mallkim për ne.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here