Insituti i Ekspertëve Kontabël të Miratuar ka zbardhur data e provimeve për të gjithë ata që janë regjistuar për të dhënë provimin dhe për të fituar titullin Kontabël i Miratuar apo Auditues Ligjor. Deri më tani është dhënë vetëm një provim në datën 11 korrik 2018 lidhur me  disiplinën “Raportimi dhe përgatitja e pasqyrave financiare, sipas standardeve kombëtare e ndërkombëtare të raportimit financiar”. Në total janë shpallur fitues vetëm 128 persona që përfitojnë titullin kontabël apo auditees ligjor.

Datat e provimeve deri në dhjetor

Referuar kalendarit të bërë public të interesuarit e tjerë që janë regjistruar për të dhënë provimin do të duhet të presin vjeshtën dhe dimrin. Konkretisht provimi i radhës është në disiplinën “Zbatimi në praktikë i legjislacionit mbi të drejtën civile, të drejtën penale, legjislacionit tregtar dhe të drejtën e punës në Republikën e Shqipërisë, në masën që këto i interesojnë profesionit të auditimit ligjor të pasqyrave financiare” në datë 22 shtator 2018. Më pas sipas tënjëjtit kalendar disiplina e 27 tetorit 2018 është “Zbatimi në praktikë i kërkesave të legjislacionit të tatimeve dhe taksave në Republikën e Shqipërisë” për të vijuar në 17 nëntor me “Zbatimin në praktikë i kërkesave të etikës profesionale dhe procedurat e punës për auditimin e pasqyrave financiare, sipas kërkesave të standardeve ndërkombëtare të auditimit”.

E fundit në sezonin e provimeve do të jetë data 8 dhjetor 2018 në disiplinën” Zbatimi i modeleve të duhura të organizimit, drejtimit, qeverisjes dhe kontrollit të brendshëm të njësive ekonomike të biznesit (personave juridikë)” si dhe “Përdorimi i sistemeve të informacionit dhe të informatikës”.

Njoftimi për ata që donin të futeshin në provim për të fituar titullin kontabël i Miratuar apo audiutes ligjor u bë në qershor të këtij viti ku kandidatëve potencialë iu dhanë detaje për dokumentet që duhet të dorëzonin, kushtet që duhet të plotësonin si dhe procedurat për pagesën e regjistrimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here