Në vitin 1991, Euronymous, kitaristi i grupit të famshëm norvegjez `Black Metal’-it, Mayhem, dha një intervistë për revistën e rëndësishme muzikore ‘underground’ Slayer.

Në këtë intervistë, Euronymous foli dhe për qëndrimet e tij politike. Ai kishte një interes të theksuar për filozofinë Marksiste-Leniniste-Maoiste, dhe veçantërisht për versionet e saj që u zhvilluan në kontesktin e Evropës Juglindore. Gjatë kësaj interviste, Euronymous përmendi me emër Shqipërinë si dhe Rumaninë disa herë, edhe tha që ishte vetë anëtarësuar në një parti politike, e cila merrte frymëzimin ideologjik nga Shqipëria socialiste.

Ai tha: “Nuk e di nëse kam ndonjë qëllim përfundimtar, për mua mbase do të ishte që të luaj koncert ‘live’ në Shqipëri, në Korenë e Veriut, në Laos, Vietnam, Kamboxhi.” Ai u ankua që s’kishte mundur të vizitonte Rumaninë socialiste “siç ajo kishte qenë më parë,” por theksoi që “por të paktën, së shpejti do të shkoj në Shqipëri.”

Me sa duket, Euronymous nuk mundi dot ta vizitonte Shqipërinë (pas dy vitesh, ai u vra nga shoku i tij i grupit, Varg Vikernes, një neo-fashist). Por edhe po të kishte vizituar Shqipërinë, në vitin 1991 ai do të kishte gjetur një vend që—pas një periudhe të gjatë Stalinizmi relativisht i egër—kishte rrëzuar statujën e diktatorit të tij: një vend shumë larg asaj utopie komuniste që Euronymous me siguri priste. Raino Isto, studiues që merret me kujtesën e ka marrë këtë histori duke e sjellë në një projekt të qujatur “…por të paktën, së shpejti do të shkoj në Shqipëri”.

Ky projekt do të vijë në formën e një performance artistike në Tirana Art Lab në kuadër të “Ekspozitë Performative” një format i ri i filluar nga Tirana Art Lab – Qendra për Art Bashkëkohor me qëllim zbërthimin e ekspozitës si format dhe bërjes publike të proceseve artistike krijuese dhe të kurimit përmes performativitetit ku marrin pjesë për gati një jave emra të njohur të artit duke nisur nga 24-korriku.

Ky projekt konsideron sesi një imagjinatë ideologjike ekstreme u përdor si bazë frytdhënëse për frymezimin e një lëvizje kulturore që ishte estetikisht tepër e largët nga e para. Raino Isto po mbron një PhD në Universitetin e Maryland-it, College Park, duke punuar kryesisht në monumentalitetin dhe ndërtimin e kujtesës në shtetet e Ballkanit, gjatë viteve të socializmit.

Një pjesë e madhe e kërkimeve të tij janë përqendruar në skulpturën publike në Evropën socialiste dhe në ndriçimin e domethënies globale të realizmit socialist gjatë periudhës së Pasluftës. Ai blogon dhe arkivon në afterart.org.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here