Në të gjithë vendin, rreth 600 persona me aftësi të kufizuar do të përfitojnë çdo vit karrige me rrota falas. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu shpërndau në Shkodër karriget me rrota për 22 persona me aftësi të kufizuar.

Kjo është një ndihmë konkrete që tashmë jepet nga shteti për personat me aftësi të kufizuar. Karriget me rrota janë të përshtatura sipas nevojës për çdo person dhe vetëm në Shkodër ne ju kemi dhënë mundësinë 120 personave me aftësi të kufizuar të kenë karrige me rrota të personalizuara për t’ia dalë vetë në përditshmëri”, tha Manastirliu.

Me financimin e Ministrisë u bë e mundur garantimi i vijimit të punës së përshtatjes së karrigeve me rrota për personat me aftësi të kufizuar. Deri tani, me mbështetjen e këtij shërbimi janë pajisur rreth 600 persona me aftësi të kufizuara me karrige me rrota.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here