Një grup artistësh italianë, Compagnia della Città & Fabbrica Wojtyla, të pritur me duartrokitje në vitin 2016 me veprën “Prova d’attore” në Teatrin Kombëtar Eksperimental, ishin protestuesit e parë ndërkombëtarë të fushës teatrale që iu bashkuan homologëve shqiptarë në mbrojtje të Teatrit.

Artistët e rinj të “Fabbrica Wojtyla” protestuan  mbrëmë në sheshin midis dy godinave. Protesta u zhvillua qnëpërmjet një perfomance tingujsh dhe fjalësh, të frymëzuara nga vepra “Monodialoghi”, të autorit dhe regjisorit italo-shqiptar Patrizio Ranieri Ciu.

Bashkë me aktorët shqiptarë, italianët performuan në shqip, në një union artistik dhe intelektual që është vetë arsyeja e Teatrit.

E veçantë dje ishte  prania e një maske historike, simboli i Napolit dhe Italisë, “Pulcinella”, si përfaqësues i Komedisë së Artit; duke pasqyruar universalitetin e përvojës teatrore dhe të drejtën për të ruajtur historinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here