Nga Gezim Boçari

Një pyetje publike për Presidentin e Republikës.

A është Presidenti institucioni që përgjigjet për zbatimin e Kushtetutës ? Kur fillon koha zero që shqiptarët e zonës turistike bregdetare të njihen ligjërisht nga Shteti pronarë të tokës që e trashëgojnë nga brezat e mëparshëm? Kujt i intereson që këta pronarë të sorollatur 27 vjet pa mundur ta zgjidhin problemin nëpër zyrat e Komisioneve të Pronave, nëpër gjykata dhe zyra shtetërore sot në kundershtim flagrant me përcaktimet detyruese të nenit 41 dhe 181 të Kushtetutës dhe udhëzimeve të BE, të kompensohen sipas ligjit 133/2015 dhe pronat e tyre t’i gëzojnë pronarët e pushtetit ?
A mund të ketë turizëm elitar dhe industri turistike, kur shteti nuk ja kthen tokën pronarit të ligjshëm , kur zonat turistike janë pushtuar me ndërtime pa leje nga klanet e pushtetarëve dhe qeveria bën ligje për t’i legalizuar ? A nuk është ky një kanal për pastrimin e parave dhe të gjithë heshtin ? Ambasadore e BE znj. Romana Vlahutin në mbyllje të mandatit të saj u shpreh edhe publikisht kundër këtyre legalizimeve por kjo nuk ka asnjë vlerë sepse qeveria, si për tallje me kërkesen e saj ka shtuar shpejtësinë në rrugën e gabuar të kompensimit dhe legalizimit . Thuajse çdo ditë nga gazetat njoftohet se ATP ka bërë disa qindra kompensime dhe legalizime duke bërë pronarë të rinj dhe duke sakrifikuar pronarët e mirfilltë për atë të drejtë që atyre ua garantojnë kushtetuta dhe dokumentat e pronësisë .  Bëhet fjalë për pronat që qytetarëve ju shtetëzoi sistemi sllavokomunist dhe politikanët po i përvetësojnë në emër të ligjit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here