Prof. Dr. Gezim Boçari

 

Vlerat e presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviç janë se ajo ka patriotizëm , dashuron, mendon dhe punon për atdheun e saj Kroacinë dhe përpiqet për t’i bërë dhe drejtuesit e tjerë të politikës në Kroaci si vehten. Në antitezë me veprimet e Presidentes Kroate, janë kupola e politikanëve tanë . Presidentët, kryeministrat, kryetarët e Kuvendit dhe qeveritaret tanë janë po aq të zotët sa Kolinda, por janë futur në rrugën dhe drejtimin e gabuar. Politikanët shqiptarë janë futur dhe po ecin në rrugën e shkatërrimit të Shqipërisë dhe nuk duan ose nuk po dijnë se si të kthehen mbrapsht dhe të korrigjojnë paudhësitë e tyre. Duket se thelbi është se politikanët nuk duan të kthejnë mbrapsht pronat që kanë përvetësuar në kundërshtim me Kushtetuten. Oligarkët e politikës, mendojnë në qendër veten dhe klanin e tyre ndërsa popullin dhe Shqipërinë po e përdorin në interes të pangopësisë dhe kapriçove të tyre . Duke abuzuar me forcën e pushtetit, prej 1991 e deri sot ata kanë zbatuar duke e deformuar në drejtimin më negativ të mundshëm platformën e Katovicës, duke bërë politika klanore duke shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut. Oligarkët e politikës kanë përvetësuar pronat që në zbatim të detyrimeve kushtetuese janë të qytetarëve ose janë prona të Shtetit, kanë mashtruar Strasburgun dhe Brukselin zyrtar, kanë rritur rrogat dhe pensionet e tyre , kane futur konfliktin në popull, kanë vënë nën kontroll gjykatat, prokuroritë, mediat, gazetarët, analistët, opinionistët; kanë kultivuar korrupsionin vertikal, kulturën e papërgjegjshmërisë, të pandëshkueshmërisë, të kleptokracisë , po kultivojnë kleptokraci dhe vjedhje në emër të ligjit. Heshtin ndaj kërkesave të agumentuara që qytetari i dërgon me shkrim por edhe kur i kritikon publikisht . Këta politikanë me aftesitë dhe paudhësitë e tyre perverse duhen ndalur që të mos vazhdojne ta coptojnë , ta shkatërrojnë dhe ta nxjerrin Shqiprinë pjesë pjesë si mall skrap në treg. Drejtuesit e politikës shqiptare, janë të aftë t’i mashtrojnë ambasadorët dhe raportuesit e BE që raportet e tyre për Shqipërinë të kenë ca kritika me pambuk, por si konkluzion të deklarojnë progres duke renditur disa detyra. Kanë kaluar 27 vjet dhe prona e grabitur nuk i kthehet të zotit kur e vetmja zgjidhje është kthimi dhe jo kompensimi. Ky dekurs antihuman ka arritur në një pikë kritike. Kryeministri Edi Rama duke pasur drejtimin e maxhorancës dhe modelin pozitiv të Presidentes Kroate mund ta marri kthesën për ta futur politikën dhe pushtetin në shinat e demokracisë . Por në mungesë të vullnetit politik dhe veprimeve efektive nga ana e Kryeministrit Edi Rama është jetike që Ambasadoret e BE, ShBA ashtu siç dhe kanë deklaruar publikisht, duhet të ndëhyjnë në mënyrë efektive për të ndaluar këtë eksperiment të modelit katovicar, që po jep shkatërrimin e Shqipërisë me manovrime politike. Ndërkombetarët kujtojnë se po bëjnë vetingun ! Jo ky nuk është vetingu që i vlen popullit demokracisë dhe shtetit ligjor. Vetingu real duhet të fillojë me bllokimin e trafikut të pronës dhe kthimin e pronës tek i zoti (secili në pronën e tj) . Kjo vendos qetësinë sociale dhe bën të mundur kontrollin shtetëror në kultivimin e drogës që shqetëson Italinë dhe shtetet e tjera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here