“Teatri”, Meta: Nuk do ndikohem nga asnjë faktor i jashtëm

 

Ligji për Teatrin Kombëtar, i miratuar në Kuvend me votat e shumicës, duhet të dekretohet edhe nga presidenti Ilir Meta. I pyetur mbi këtë gjë, kreu i shtetit është ka deklaruar se nuk do të ndikohet nga asnjë faktor i jashtëm jashtë përgjegjësive që ai ka.

“Dua t’iu siguroj që në çdo vendim nuk do të ndikohem nga asnjë faktor jashtë atyre përgjegjësive që ka presidenti në mbajtjen e qëndrimeve të tilla”, u përgjigj shkurt Meta.

Ndërkohë artistët vijojnë protestat e tyre kundër ndërtimit të Teatrit të ri, dhe opozita kundërshton fuqishëm ligjin e sapomiratuar në Parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *