Nga Klodian Tomorri

Kur një qytetar i zakonshëm, pas shumë mundimesh, shkon të blejë një shtëpi 80 mijë euro bashkia i thotë stop. Paguaj edhe 6 400 euro taksë infrastrukture për mua.

Por kur një miliarder apo një zyrtar i korruptuar blen shtëpinë e dytë, të tretë apo të dhjetë në resortet bregdetare të Shqipërisë, qeveria nuk i merr asnjë lekë taksë infrastrukture. Kjo quhet shtëpi strategjike, resorti quhet investim strategjik, ndërsa ai që e ka ndërtuar biznesmen strategjik.

Ky është rezultati i reformës së famshme për nxitjen e turizmit që qeveria trumbeton aq shumë.

Kur e miratua falja e taksave për hotelet dhe resortet turistike u tha se kjo bëhet për të nxitur turizmin, ekonominë, punësimin. Por shumica e vilave në resortet që po mbijne si kërpudhat anekend brigjeve të Shqipërisë po blihen nga te pasurit si shtëpi të dyta, të treta etj. Pa taksa. Se çfarë përfiton turizmi nga fakti që një i pasur ble edhe një shtepi tjetër në bregdet këtë e di vetëm qeveria.

Privilegjet fiskale përfundojnë gjithmonë kështu, duke transferuar pasurinë nga të varfrit tek të pasurit. Një hallexhi taksohet 10 mijë euro për shtepine ku do të strehojë familjen, ndërsa miliarderit qeveria i qeras shtëpinë e dytë dhe të tretë pa taksa. Ideatorët janë ata që ndërtojnë resortet në Lalz, Hamallaj, Radhimë, gjithandej.

Diku nga viti 30 amerikanët vunë sekretar të thesarit një supermiliarder, Andreë Mellon e quanin. Sa mori detyrën Melloni uli taksat për të pasurit dhe ja u rriti hallexhinjve. I bënë dhe poemë amerikanët;
Tax the people, tax ëith care
Tax to help the billionaire

Go Edi go. Përpara me reformat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here