Tashmë është zyrtare: Dua Lipa do të këndojë kolonën zanore të filmit “James Bond”, në hapat e gjigandëve të muzikës botërore.

Shqiptarja 22-vjeçare sfidoi këto muaj Adelen, që e ka kënduar më herët kolonën zanore të “Skyfall” apo edhe Ed Sheeran, Jessie J dhe Paloma Faith. Zgjedhja për këngëtaren shqiptare, e cila po korr sukses në çdo fushë të “showbiz”-it, duket se ka qënë e vetë regjisorit të “James Bond”, Danny Boyle. Dhe suksesi për vazhdimin e sagës “James Bond” duket se është i garantuar.

“Dua ishte pretendentja jonë kryesore që në fillim të projektit të radhës së agjentit 007, për të cilin deri më tani kemi punuar në titullin “Bond 25”, dedikuar prodhimit të 25 ndër vite të agjentit James Bond”, thotë Boyle, që duket se pas shumë spekulimeve ia ka besuar sërish britanikut Daniel Craig.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here