Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar në rubrikën e saj të këshillimit për mënyrën si bëhet përditësimi i të dhënave nga personat fizikë dhe juridikë.

Personat fizikë dhe juridikë ushtrojnë veprimtari ekonomiko-tregtare vetëm pas regjistrimit të tyre, në përputhje me ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”.

Personat e regjistruar sipas këtij ligji, pajisen me numër identifikimi unik, (NIPT) të gjeneruar elektronikisht, i cili shërben si numër i identifikimit tatimor të tyre, për tatimet kombëtare dhe vendore.

Përveç fazës së regjistrimit fillestar, të gjithë tatimpaguesit, persona fizikë dhe juridikë, regjistrojnë çdo ndryshim të të dhënave në QKB, siç përcaktohet në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”.

Në përputhje me ligjin për regjistrimin e biznesit, aplikimi për ndryshimin e selisë dhe hapja e vendeve të tjera të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia, në çdo rast bëhet përpara nisjes efektive të veprimtarisë në atë vend. Për hapjen e vendeve të tjera të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia, tatimpaguesi pajiset me një certifikatë, me numër unik identifikimi të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numër serial të ndryshëm. Kjo certifikatë lëshohet për të identifikuar vendndodhjen e ushtrimit të veprimtarisë, kur është e ndryshme nga selia.

Tatimpaguesi, statusi i të cilit ndryshon nga një kategori në tjetrën, sipas parashikimeve në ligjet e veçanta tatimore, duhet të njoftojë administratën tatimore përkatëse, brenda 15 ditëve kalendarike nga data e regjistrimit të ndryshimit. Kur një ndryshim i tillë i statusit diktohet nga një kontroll, i kryer nga administrata tatimore, qendrore ose vendore, administrata që kryen kontrollin njofton administratën tjetër, brenda 10 ditëve kalendarike pas këtij ndryshimi.

Ndërsa Organizatat Jofitimprurëse duhet të njoftojnë administratën tatimore për ndryshimet që vijojnë, brenda 15 ditëve nga data e regjistrimit të ndryshimeve:

  1. a) ndryshimi i emrit;
  2. b) ndryshimi i adresës së veprimtarisë ose kontaktit;
  3. c) ndryshimi i statusit ligjor;

ç) krijimi/mbyllja e degëve, sektorëve ose njësive të reja;

  1. d) ndryshimi i llojit të veprimtarisë ekonomike;
  2. e) çdo ndryshim tjetër, i parashikuar në aktet nënligjore, të dala në zbatim të këtij ligji

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here