PSE S’ËSHTË E RASTËSISHME MREKULLIA KROATE? – Nga: Ledian DROBONIKU
Nga: Ledian DROBONIKU
Mrekullia e Kroacisë nuk është e rastësishme e jo vetëm në futboll:
– Në Kroaci shteti është togëzuar me popullin e kuron interesin kombëtar
– Kroacia ka ekonomi kombëtare, politika sovraniste, nuk u ka dhuruar të huajve bankat, sektorët strategjikë e pasuritë kombëtare
– Në Kroaci shteti e sektori publik bashkëjeton me atë privat duke prodhuar e rritur mirëqenien.
– Klasa ekonomike kroate nuk është oligarki importi, por borgjezi prodhimi.
– Kroacia ka drejtësi sociale dhe shteti ndërhyn për të forcuar kohezionin social e kombëtar
– Klasa politike kroate kontrollohet nga populli e magjistratura e jo e kundërta. Dhjetëra Liderrra politikë, magjistratë, ministra e avoketër përfundojnë në burg.
– Kroatët nuk rendin pas ‘liderrrave’ e partive, por pas ideve dhe interesit kombëtar.
– Kroatët nuk kanë sens inferioriteti, e nuk vënë BE, SHBA e askënd para interesit kombëtar
– Kroatët nuk ndahen por bashkohen nga historia. Ndryshe nga ne shqipet që ndahemi në ish e anti komunistë, zogistë, otomanistë, etj.
– Kroatët investojnë 10 fish në kulturë, arsim, art e sport kombëtar.
Ja pse asgjë nuk lind nga asgjëja, por nga bashkimi i energjive në një projekt kombëtar e demokratik.