Raporti i Bankës së Shqipërisë për transaksionet në institucionet financiare është bërë shkak për debatet në Komisionin e Ekonomisë, ku opozita akuzoi se nuk po merren masa për të ndalur pastrimin e parave. 

Madje Jorida Tabaku ka theksuar se dhe biznesi është në vështirësi nga situata e krijuar.

Në përgjigje të këtyre akuzave, kreu i Komisionit të Ekonomisë bëri me dije se do të therrasë në raportim Guvernatorin.

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë u miratua marrëveshja me Gjermaninë për rifinancimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në zonat urbane dhe rurale si dhe projektligji për efiçencën energjetike përmes sektorit bankar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here