Nga Bexhet Fezolli

 

Nga njerëzit që kanë kontribute në të mirë të atdheut shoqërisë është padyshim edhe Besim Shyti, veterani dhe poeti  i ndjeshëm, i mençëm, trim, i vendosur, i kompletuar me cilësi të larta njerëzore . Sa më shumë kalojnë ditë, muaj e vite,  aq më shumë del në pah madhështia e personalitetit të tij. Ai meriton vlerësimin, mirënjohjen dhe respektin e familjarve, shokëve të LANÇ, miqëve, komunitetit të Gorës dhe më gjerë.  Ky poet i spikatur dhe veprimtar i njohur i LANÇ-it, para një viti u nda nga jeta në moshën 86 vjeçare, por mbetet simbol i virtytshmërisë në Gorë. E kishte trashëguar nga babai, nga gjyshi e ca më tutje, për t’u prballur me vështirësitë,  për t’u hedhur në zjarr. Dhe nuk ishte zjarr i mishit në hell, por ishte zjarri i Luftës së Dytë Botërore, në të cilën ai u përfshi qysh në moshën 13- 14 vjeçare, që ne në Gorë i themi ‘’axhami’’.

Veprimtaria e tij është e pasur në vite me virtyte të larta njerzore. Besim Shyti lindi në Pretushë të Pogradecit më 15-gusht 1930 në një familje me tradita të hershme patriotike e atdhedashëse. Në fillim u aktivizua në Organizatën e Rinisë Antifashiste , merr pjesë në LANÇ, dhe deri në fund të jetës mbajti dëshminë e Veteranit të Luftës.

Pas Çlirimit të Shqipërisë zgjidhet sekretar Lokaliteti. Në vitin 1949 zgjidhet anëtar i rinisë së rrethit Pogradec. Më pas dërgohet në Shkollën e Bashkuar të Oficerave në Tiranë, të cilën e mbaron me rezultate të larta në mësime më 1951. E përvetësoi shkëlqyer artin ushtarak. Shërbeu ashtu si i kishte hije dhe la gjurmë si njeri i denjë, por dhe si ushtarak me vizion. Gradohet aspirant dhe emërohet komisar kompanie në Divizionin e Korçës.

Ai ishte një ushtarak fisnik e i vendosur në zbatimin e artit ushtarak. Në vitin 1957 transferohet nga Korça në Elbasan. Nga viti 1959 shpall fejesën e më pas martesën me Ditën dhe krijuan një një familje të shëndoshë. Ka dy djem me arsim të lartë e plot nipa e mbesa, që Besimi i donte dhe e donin shumë. Besimi në vitin 1960 trasferohet në repartet xheniere po në Elbasan. Deri në vitin 1975, kudo e kurdoherë, ai shërbeu me dinjitet e korektësi gati 24 vjet si ushtarak. Gjatë kësaj kohe ka marrë tri diploma për arsimin e lartë. Një për njohuri ushtarake, një për njohuri fizolofike e një diplomë  pedagogjike. Në vitin 1975 largohet nga ushtria para kohe dhe punon si mësues në Elbasan, në krahinën e Dumresë duke edukuar brezat e rinj. Aty shkruan dhe historikun e fshatit të tij dhe një studim gjografik. Vitet si mësues Besimin e gjallëruan dhe e freskuan, duke siellë në kujtesë fëmijërinë e tij. Më 1985 del në pension, por asnjë herë nuk u shkëput nga puna e nuk e lëshoi  penën nga dora. Ai i përkushtohet Organizatës të Veteranëve të LANÇ të rrethit Elbasan. Merrte përgjegjësi e detyra drejtuse deri N/kryetar i Komitetit të Veteranëve. Më 1997 vendoset me banim në Tiranë. Merr pjesë në këshillin botues të gazetës ‘’Kushtrim brezash ‘’ për përgatitjen e faqes letrare e të tjera. Në këtë kohë njihet me veprimtarinë e Shoqatës A K Gora dhe zgjidhet Sekretar i përgjithshm i Shoqatës A K‘’Gora’’ . Nga viti 2005 e deri në vitin 2014 është zgjedhur Kryetar i Shoqatës A K ‘’Gora’’ .  Veprimtaria dhe drejtimi i Shoqatës kanë qënë të larmishme, por Besimi i denjë, i pjekur në mendime, i dha jetë e gjallëri me aktivitete historike e folkorike Shoqatës A K ‘’Gora’’. Besim Shyti la pas një pasuri të çmuar letrare dhe mjaft dorëshkrime. Ai botoi mbi 44 libra letrarë artistikë e historikë. Le t’i përmendim disa nga titujt e tyre: Libra me poezi: ‘’Flladet e jetës’’, ‘’Aroma e tokë sime’’, ‘’Tingujt e zemrës’’,’’Këngët e bilbilit’’,’’Unë jam kudo’’. Antologji poetike : ‘’Gora djepi i  këngës dhe poezisë’’, ‘’Kur ndizëshin Yjet’’,’’ Kanë thënë për dashurinë’’,’’Puthja’’. Botime për fëmijë; ‘’Urimet e gjyshit’’ , ’’Franki dhe lodrat’’, ’’Kur vjen qershori’’, ’’Dhjetë prrallat e bukura’’ , ’’Egjeni  çmundet të jetë’’, ’’Tekat e Xhuljos’’. Botimet monografi:  Djaloshi guximtar’’, ’’Zogu i fërtunës’’, ’’Ptoleme Xhuvani’’, ’’Kapedan Kajo Babjeni’’ në tre villime, ’’Sadi Pojani’’, ’’Neki Pirgu’’, ’’Avdyl Bizhga’’, ’’Rruga e një Oficeri’’  Libra me përmbajtje historike :  ‘’Gora dhe bijtë e saj” në tre  villime, ’’Zambakët e lirisë’’, ’’Gora ‘’ vështrim i shkurtër historik’’.  Në mbrojte të vlerave të luftës’’, ’’Ku i kam rrënjët’’, ’’Vëllai im Hydri Shyti’’ kujtime’’, ’’Kush jam  ?‘’, ’’Jeta ime në vite’’.      Poeti Besim Shyti, vitin e fundit të jetës së tij, duke parë peshën e moshës 86,vjeçare dhe përkeqësimin e shëndetit,  dorëzoi për botim librin e fundit me poezi të zgjedhura. Libri ndodhet në dorën e lexuesit. Komiteti i Veteranëve të LANÇ  dhe Shoqata A K’’ Gora’’e vlerësojnë lart kontributin e poetit, shkrimtarit e Veteranit të LANÇ. Besim Shyti përkujtohet përjetësisht nga njerëzit e Gorës, nga bashkëluftëtarë të LANÇ.

Për poetin Besim Shyti do them dy fjalë;                                                                                            Për atë që shpirtin Gorës ja ka falë, Për vendlindjen pena s’i pushoi kurrë.                                                                                          Futej thellë si rrënjët nëpër gurë. Shkrimet e tij gdhendnin edhe drurë…

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here