Rritja e pensioneve është shoqëruar edhe me rritjen e pensionit social, i cili prej 1 korrikut është 7262 lek të reja. Por për ta përfituar këtë pension, ISSH bën me dije se duhet të plotësohen disa kritere

5 kriteret
Përfituesi duhet të paraqesë një herë në vit deklaratën për gjendjen social- ekonomike

  1. b) Pensioni social tërhiqet nga përfituesi çdo muaj
  2. c) Pagesa e pensionit social ndërpritet në rast se nuk tërhiqet, në qendrat e përcaktuara të pagesës
  3. d) Pensioni social mbyllet kur konstatohet se ka të dhëna jo të vërteta, lidhur me kushtet ligjore të përfitimit
  4. e) Pensioni social nuk ndërpritet në rastet kur përfituesi është për kurim në spital.

Pensioni social
Pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka të ardhura, ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër, janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social. Kushtet e përfitimit: -Mosha 70 vjeç; Qëndrimi i përhershëm në Shqipëri, të paktën për 5 vitet e fundit; Nuk plotësohen kushtet për asnjë pension nga skema e detyrueshme; Nuk ka të ardhura ose janë më të pakta se një pension social.

Masa e përfitimit
Masa e pensionit social është e barabartë me të ardhurat minimale që sigurohen nga pensioni i pjesshëm i pleqërisë me 15 vite të siguruara me pagë minimale, i llogaritur në datën 31.12.2014; b) Masa e pensionit social për personat që kanë të ardhura nga burime të tjera do të jetë sa diferenca e pensionit social me të ardhurat e tjera që ka përfituesi.

Dokumentacioni
– Fotokopje e Kartës së identitetit; – Certifikatë familjare; – Deklaratë për gjendjen social-ekonomike; – Vërtetim nga zyra e gjëndjes civile, që është banor në Shqipëri për të paktën 5 vite, nga koha që paraqet kërkesën; – Vërtetim nga organet tatimore, nëse ushtron ose jo veprimtari ekonomike; – Certifikatë pronësie dhe/ose akti i marrjes në pronësi/në përdorim të tokës; – Vërtetim për ndihmën ekonomike; – Deklaratë nëse je aksionar apo bashkëpronar në aktivitete ekonomike/ pasuri të patundshme, që nxjerr të ardhura.

Shyrtimi i kërkesësa
a) Shtetasi që plotëson kriteret për trajtimin financiar me pension social, paraqet kërkesën për përfitim dhe dokumentacionin e parashikuar, pranë agjencisë lokale të sigurimeve shoqërore, ku ka vendbanimin;

  1. b) Agjencia lokale e sigurimeve shoqërore shqyrton dokumentacionin e deklaruar, kërkon nga institucionet përgjegjëse konfirmimin e të dhënave dhe, pas konfirmimit, dërgon dosjen me dokumentacionin përkatës në drejtorinë rajonale \ të sigurimeve shoqërore;
  2. c) Pensionet sociale caktohen dhe dërgohen për pagesë nga drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore. Vendimi i caktimit të pensionit social nënshkruhet nga inspektori përpunues, kryetari i degës së përfitimeve, kryetari i degës se financës dhe drejtori i drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqërore. Afatet e caktimit dhe të pagesës së pensionit social janë të njëjta dhe ndjekin të

njëjtat rregulla, si dhe për pensionet e pleqërisë;
ç) Dokumentacioni i përfitimit dhe vendimet e drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqërore për caktimin dhe pagimin e pensionit social, auditohen çdo vit nga auditët e specializuar të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Certifikimi i dosjeve të përfitimeve të caktuara për herë të parë, si dhe të përfitimeve të rishqyrtuara, të kryhet i plotë për secilën dosje përfituesi.

  1. d) Në rastet kur kërkuesit janë në kushtet e përfitimit, masa e pensionit që i caktohet kërkuesit është diferenca midis pensionit social të plotë me të ardhurat që kërkuesi ka nga burimet e tjera. Vlerësimi i të ardhurave do të bëhet në të njëjtën mënyrë dhe bazuar në të njëjtin legjislacion që përdoret edhe për përcaktimin e masës së ndihmës ekonomike. Të ardhurat individuale të kërkuesit përllogariten në raport me pjesëtarët;
  2. dh) Në rastet kur kërkuesi ka të ardhura individuale nga burime të tjera më të larta se masa e pensionit social e përcaktuar për vitin përkatës, pensioni social nuk caktohet. Dokumentet mbahen në dosjen e çelur për këtë qëllim, në të cilën bashkëlidhet edhe njoftimi zyrtar me arsyet dhe argumentet e moscaktimit të këtij përfitimi;
  3. e) Vendimi për caktimin e masës së pensionit social dhe gjithë dokumentacioni në të cilin është bazuar llogaritja e pensionit, regjistrohen në regjistrin e posaçëm për pensionet sociale dhe arkivohen në drejtorinë rajonale të sigurimeve

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here