Fotografi Roland Tasho sjellë ndryshimet e qendrës së Tiranës ndër vite

 

Fotografi Roland Tasho në ekspozitën e tij të hapur së fundi, ka paraqitur një kolazh fotografish ku shihet qendra e Tiranës. Aty vërehen ndryshimet që ka pësuar kjo qendër ndër vite.

Fotografi Roland Tasho ka kaluar shumë kohë në qendër të qytetit ku edhe ka realizuar me qindra fotografi. Mirëpo fotografitë që ai i ka realizuar pikërisht në qendër të qytetit të Tiranës zbulojnë edhe ndryshimet në këtë qytet që kanë ndodhur ndër vite.

“Kam vendosur që të paraqitem me këto fotografi sepse nuk më ka pëlqyer asnjëherë ndryshimi i vazhdueshëm i qendrës së Tiranës”, është shprehur ai për përzgjedhjen e tij në kuadër të ekspozitës e cila ishte kolektive.

Dëshmitari vizual i ndryshimeve në qendër të Tiranës e ëndërron atë, me shatërvanin, Kafe Kursalin dhe me ndërtesën e bashkisë, shkruan panorama.

 

Ai fillimisht ka filluar që ta fotografojë qendrën në vitin 1985 kur edhe ka filluar që të punon si fotograf.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *