Qytetarët nga i gjithë vendi  zhvilluan dje një protestë për të mbrojtur Teatrin Kombëtar dhe pronën publike dhe mos lejuar ngritjen e kullave në vendin e tyre, sipas projektit të qeverisë.

Nën organizimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, qytetarët u bashkuan në orën 18:30 te sheshi i Teatrit për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë dhe Presidencës.

Me qindra artistë, intelektualë dhe aktivistë, i treguan grushtit të vogël të njerëzve me pushtet se në Shqipëri ka ende njerëz të lirë;  Ata i kërkuan Kryeministrit të tërhiqet dhe Presidentit të kthejë mbrapsht ligjin e turpshëm të miratuar nga Parlamenti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here