Poeti, gazetari e një prej figurave me kontribut në letërsinë shqipe para viteve 90-të Llambro Ruci është ndarë nga jeta në moshën 72 vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë miqtë shkrimtarë e intelektualë përmes një njoftimi të firmosur nga shumë emra ku shprehet dhembja për këtë ikje të beftë. Llambroja lindi në Dhërmi në vitin 1946, në fshatin ku ka lindur edhe shkrimtari i madh Petro Marko.

Pavarësisht se pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Tiranë dhe në qytete të tjera, shpirti i tij nuk u nda për asnjë çast nga Bregu i detit, nga Dhërmiu dhe Himara, bukuritë dhe shpirtin e të cilave ai i plazmoi në krijimtarinë e tij të shumanshme, në poezi e prozë, në monografi, reportazhe e studime shkencore. Por lidhjen e fortë me Himarën, ai e përmblodhi disa vjet më parë në librin voluminoz “Himara, Zëra e Akrokerauneve: rrëfime, përshkrime, dokumente dhe këngë”, një punë që i ka kushtuar shumë e shumë vite punë hulumtuese dhe analitike.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here