Investimet strategjike në turizëm, Zef Preçi: Dëmtojnë konkurrencën në treg, favorizojnë biznese të caktuara

 

Lehtësitë fiskale për investimet strategjike në sektorin e turizmit, siç janë hotelet me 5 yje, sipas ekspertëve të ekonomisë dëmtojnë konkurrencën në treg pasi favorizojnë biznese të caktuara.  Ndryshe nga pretendimet e qeverisë, eksperti Zef Preci deklaroi dje  për televizionin Scan se ky lloj mekanizmi  lehtësues nuk pritet të ketë një impakt rritës në ekonomi.

Eksperti i ekonomisë theksoi se investime të kësaj natyre duhet të orientohen në sektorët që hapin më shumë vende punë siç është sektori minerar dhe ai energjetik. Preçi shton se në vende si Shqipëria, ku ka nivel të lartë informaliteti, avantazhe të tilla fiskale sjellin të tjera çrregullime në ekonomi, që çojnë në shmangien e pagimit të taksave dhe pakësimin e të ardhurave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *