Nga ARBEN LLALLA


Disa ditë më parë Greqia lajmëroi se marrëveshja për t’i dhënë
fund mosmarrëveshjeve shumë vjeçare greko-shqiptare që ishte
parashikuar të nënshkruhej nga kryeministrat Tsipras-Rama për më 12
korrik u shty për në vitin 2019. Për këtë shtyrje nuk u dha asnjë
sqarim si nga ana e Greqisë, ashtu edhe nga ana Shqipërisë. E
vërteta është se Shqipëria po ia plotëson të gjitha kërkesat
Greqisë si: Varrezat e Ushtrisë së Greqisë të 1940, njohjen e
minoriteti grek në Himarë e Korçë, përcaktimit të kufirit detar
në zonën ekskluzive ekonomike duke i dhënë 12 milje Greqisë, duke
shkelur konventat ndërkombëtare, ndryshimin e toponimeve sipas
kërkesës greke, si dhe ndryshimet e teksteve shkollore të
Shqipërisë, ku duhet hequr fjala “Çamëri”, “Çam”, teksa
duhet thënë që Epiri asnjëherë nuk ka qenë i banuar nga
shqiptarët. Teksa pala shqiptare i ka plotësuar të gjitha kërkesat e
Greqisë me diplomacinë “lepe-peqe”, Greqia deri tani ka bërë dy
lehtësira si njohjen e patentave dhe vulën apostile, duke lënë në
fuqi Ligjin e Luftës me Shqipërinë.

Nga burimet e besueshme të Ministrisë së Jashtme të Greqisë thuhet
se shtyrja u bë, pasi Shqipëria duhet të zhdukë termin “Çam”
dhe “Çamëri” nga librat zyrtarë si librat shkollorë të
historisë, letërsisë dhe gjeografisë, librat që botohen nga
universitetet shtetërore dhe Akademia e Shkencave. Të shtunën në
Athinë u takuan përfaqësuesit e dy vendeve për heqjen e termit
“Çam” dhe “Çamëri”. Pra, shtyrja e nënshkrimit të
marrëveshjes është mos ndryshimi në kohën e premtuar nga qeveria
Rama 2, i librave të Republikës së Shqipërisë në lidhje me
Çështjen Çame, por sipas gjasave Greqia kurrë nuk do heqë Ligjin e
Luftës me Shqipërinë. Ai ligj do qëndrojë si hanxhar mbi kryet e
Shqipërisë për anëtarësimin në BE, për të cilin Greqia
përjetësisht për Shqipërinë dhe Maqedoninë do vendosë Veton.

Greqia ka kërkuar me ngulm që mos të ketë asnjë studim në librat e
historisë, studime, rreth origjinën shqiptare të arvanitasve të
Greqisë, duke i kategorizuar si pjesë e popullsisë greke që janë
shpërngulur me dhunë nga Jugu i Shqipërisë, të cilin Greqia e njeh
me termin “Veriu i Epirit”.

Shqipëria është e nënshtruar përpara Greqisë përmes fuqisë
ekonomike, e cila përcakton edhe zgjedhjet tona politike apo pozicionet
e partive. Prandaj prej kaq vitesh sovraniteti kombëtar është i
nënshtruar apo i kufizuar, sepse sovraniteti ekonomik përcakton edhe
sovranitetin kombëtar, janë dy gjëra të lidhura ngushtë me
njera-tjetrën. Kështu, shqiptarët ende do vazhdojnë të jenë të
kufizuar në lëvizjet e tyre politike e kombëtare. Ende do na
përfaqësojnë politikanë me kapacitete të kufizuar që i
përcaktojnë në pozicionet e tyre politike, deputet apo ministra
vendet që na kanë nënshtruar ekonomikisht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here