NGA EUGJEN MERLIKA

Sesioni i fundit i kryetarёve tё Shteteve e Qeverive tё BE, I u kushtua krejtёsisht çёshtjes sё emigrantёve, problemi i tё cilёve doli mё i vёshtiri sot nё tryezat e Evropёs. Mbas njё maratone prej mё shumё se 12 orёsh, mёndjet e trallisura nga pagjumёsia tё pjesёmarrёsve, miratuan njё rezolutё qё nuk zgjidhi asnjё nga problemet pёr tё cilёt ishin mbledhur. Secili prej tyre u mundua tё tёrhiqte jorganin mbi vete e pёrfundimi qe njё fitore pёr tё gjithё, qё panё tё shkruar tё zezё mbi tё bardhё, secili mendimin e tij, por njё humbje pёr Evropёn, qё bёri njё hap tё madh mbrapa, duke mos qenё nё gjёndje tё harmonizonte kёrkesat qё vinin nga anё tё ndryshme e qё ishin tё kundёrta me njёra tjetrёn.

N’atё tubim ishte planifikuar dhe diskutimi I kёrkesave shqiptare e maqedonase pёr tё filluar bisedimet pёr pranimin nё BE. Kjo çёshtje, qё u prit me shumё besim nga qeveritё ballkanase, nё atmosferёn e ndezur, tё mbarsur me ndryshime tё theksuara idesh e programesh, nga organizatorёt u vendos tё shqyrtohej njё ditё mё parё, nё mbledhjen e ministrave tё jashtёm tё Bashkimit. Megjithё vendimin e komisionit dhe pёrpjekjet e komisarёve tё tij pёr tё oksigjenuar opinionet publikё dhe klasat politike tё Ballkanit perёndimor, duke propaganduar prej kohёsh 29 qershorin si datёn kur Evropa do tё hapte dyert pёr Shqipёrinё dhe Maqedoninё, Kёshilli i ministrave tё Jashtёm rrёzoi kёrkesёn, jo haptas, siç kishte bёrё pёr rreth njёzet vite tё shkuara, por me njё mёnyrё tё maskuar, duke caktuar si datё atё tё njё viti mё vonё, pra tё qershorit 2019.

Do t’i kishim besuar sinqeritetit t’atij vendimi, sikur tё mos kishte nё majin 2019 zgjedhje tё reja pёr Parlamentin evropian. Ato zgjedhje, me gjasё, ka mundёsi qё tё pёrmbysin barazpeshat politike tё Bashkimit e tё venё nё diskutim gjithё punёn dhjetravjeçare qё ёshtё kryer deri tani nё dobi tё proçeseve tё integrimit e tё zgjerimit tё Bashkёsisё. Ёshtё njё hamёndje, aspak pёr t’u pёrjashtuar, qё forcat politike “sovraniste”, tё cilat aktualisht qeverisin nё pjesёn mё tё madhe tё Evropёs Lindore, nё Austri, Itali, tё pёrkrahura hapur apo fshehur nga SHBA dhe Rusia, tё forcohen aq shumё nё nivel evropian, sa tё venё nё diskutim nё njё optikё, sa tё re aq edhe tё vjetёr, gjithё politikёn e deritashme tё Bashkimit, pёrfshirё kёtu edhe zgjerimin e tij nё jugёlindjen e kontinentit.

Nёse Bashkimi i tanishёm nuk ёshtё nё gjёndje tё gjejё gjuhёn e pёrbashkёt pёr tri apo katёr anije me mёrgimtarё nga Vёndet me probleme tё njohura pёr tё gjithё, si pasojё e njё mendёsie qё gjen gjithёnjё e mё shumё idhtarё, sipas sё cilёs mёrgimtarёt sjellin pasiguri, varfёri, vёnё nё rrezik “sovranitetin”, kulturёn kombёtare etj., si do tё gjykojnё mbas njё viti drejtuesit e forcave populiste, qё mund tё kenё njё fuqi zgjedhore tё mjaftueshme pёr t’i vёnё vulёn çdo vendimi tё Bashkёsisё?

Pёrgjigja qё mori Shqipёria, pёr mendimin tim modest, nuk ёshtё aspak inkurajuese, pavarёsisht fjalёve tё bukura qё mund tё vazhdojnё tё thonё autoritetet e Komisionit pёr mediat apo politikanёt tanё. Kёta tё fundit, nёpёrmjet gojёve tё kryeministrit apo ministrit tё Jashtёm, e kanё gjetur pёrgjigjen nga Evropa “shumё tё mirё”, edhe se nuk mungojnё tё shprehin idenё se “duhet njё punё shumё e madhe nga ana e jonё”. Deri para 29 qershorit ata kishin njё besim tё tepruar nё faktin se vendimi do t’ishte pozitiv, mbasi “i kishin bёrё tё gjitha detyrat e shtёpisё” e se tani Bashkimi e kishte pёr detyrё tё hapte dritёn jeshile. Duke anashkaluar problemet qё Opozita e Pd kishte kohё qё i kishte vёnё mbi tryezё, qeveritarёt ndoshta fjetёn mbi dafina, aq sa ndonjёherё nuk munguan “ tё frikёsojnё” Brukselin se mund tё ketё nё horizont tё tjera alternativa pёr Ballkanin dhe shqiptarёt, paçka se ato ishin kthime prapa nё kohё tepёr tё hidhura pёr Shqipёrinё. Sigurisht, qeveritarёt e Evropёs qё i njohin mirё problemet tona prej mё shumё se njё shekulli e gjysmё, kanё vёnё buzёn nё gaz me ironi, mbas ndonjё daljeje “tё fortё” tё kryeministrit tonё, por nuk reshtin sё vёni kushte, tё cilёt ne nuk i plotёsojmё, madje edhe nuk i pranojmё nё vetёdijen dhe qёndrimin tonё.

Ndёr ata kushte, qё pёrsёriten prej shumё vitesh, bёhet fjalё pёr “…. forcimin e proçesit tё hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dёnimeve pёrfundimtare nё luftёn kundёr korrupsionit dhe krimit tё organizuar, pёrfshirё edhe nё nivel tё lartё…”

            Nuk ka asgjё tё re, janё po ato kёrkesa e padi qё i dёgjojmё nё çdo fushatё zgjedhore nё gojёn e opozitave qё synojnё tё marrin pushtetin. Me marrjen e tij, tё gjitha paditё shkrihen si kripa n’ujё dhe administrata e re paraqitet si model virtuozizmi dhe aftёsie sendёrtuese, madje dhe atёherё kur paditё marrin pёrmasa tё pёrbindёshme si ato qё i janё bёrё ministrave tё brёndshёm tё dy qeverive tё fundit. Ka mё shumё se njё tё katёrt shekulli qё flitet pёr luftё kundёr korrupsionit e krimit tё organizuar. Pёrfundimet e kёsaj “lufte”, me pёrjashtime shumё tё rralla janё pothuajse zero. Shkohet pёrpara gjithёnjё me padi tё ndёrsjellta tё njё ngjyre politike kundrejt tjetrёs, por dukuritё jo vetёm nuk pakёsohen por njohin rritje, duke kllaposur shtresa tё gjёra tё shoqёrisё.

Vitet e fundit, si pasojё e njё strategjie tё vёnё nё zbatim me porosi tё “dhomave tё sustave” tё pushtetit, apo tё paaftёsisё sё plotё pёr tё kontrolluar kursin e ngjarjeve, Shqipёrinё e ka mbuluar droga. E zgjedhur kjo si mёnyra mё e mirё pёr tё siguruar fitime shumё tё mёdha, duke shkёrbyer modele tё njohura tё botёs bashkёkohore, gjeti njё zhvillim shumё tё fuqishёm, i pamundur tё arrihet nёse nuk ka bashkёpunim institucional. Por deri tani nuk ka asnjё proçes gjyqёsor qё tё vёrtetojё dhe tё nxjerrё nё pah pёrgjegjёsitё e mundёshme tё “peshqve tё mёdhenj”. Madje edhe Drejtёsia e “reformuar” nё figurat e zonjave tё prokurorisё sё pёrgjithёshme, deri tani, mbas disa muajsh pune tё heshtur, nuk ka dhёnё asnjё shenjё ndryshimi.

Ka njё gjykatёse nё Bukuresht, njё gjykatёse kundёr korrupsionit qё, nё pesё vjet, ka hetuar 1200 funksionarё publikё dhe ka arrestuar mё shumё se njёmijё. Kjo gjё pёrbёn tashmё njё problem politik nё njёrin nga vendet mё tё korruptuar tё Evropёs..  shkruante pak ditё mё parё e pёrditёshmja mё e madhe italiane “Corriere della Sera”. E solla kёtё fragment pёr tё bёrё njё krahasim mes asaj qё bёn Drejtёsia nё njё tjetёr Vёnd tё korruptuar si Rumania, pёr tё kuptuar se sa larg jemi ne nga synimi i tё luftuarit tё korrupsionit. “Ndёrmjet arrestimesh e hetimesh kanё rёnё nё hall 14 ministra, 39 zёvendёs-ministra, 14 senatorё, njё eurodeputet.” Jo mё kot titulli i shkrimit ishte “Gjykatёsja rumune kundёr korrupsionit qё bёn tё dridhen pallatet e pushtetit”.

Ne sot krenohemi me vettingun, madje jemi shumё “ballёlartё” se kemi kaluar nё sitё disa gjyqtarё qё janё tunduar pёr tё marrё rushfet, pёr t’u pasuruar mё shumё se sa u lejonte fitimi i ligjshёm, duke tjetёrsuar vendimet gjyqёsore nё dёm tё dikujt a tё njё pale njerёzish. Shumё mirё. Por ritmet e proçesit janё tepёr tё ngadalёshme, edhe duke mbajtur parasysh vёshtirёsitё e praktikёs. Uroj qё pёrfundimi i atij proçesi tё jetё krijimi i njё organizmi tё Drejtёsisё sё pavarur, tё aftё qё tё hetojё shpёrdorimet shumё mё tё mёdha tё politikёs apo biznesit. Me kёtё nuk kёrkohet n’asnjё mёnyrё Shteti policor, nё tё cilin Drejtёsia tё jetё njё mashё e pushtetit politik, por Shteti i sё Drejtёs, nё tё cilin qytetari tё jetё i garantuar nё tё drejtat e liritё e tij themelore, nё tё cilin mirёqёnia e secilit tё jetё frut i aftёsive dhe punёs sё ndershme dhe jo i paligjshmёrisё sё mbrojtur nga ligji. Atёherё mund tё themi se kemi plotёsuar njё pjesё tё detyrave tona, jo kundrejt Evropёs dhe institucioneve tё saj, por kundrejt vetes sonё e qёnies si njё popull i njё Shteti demokratik.

Pjesa tjetёr ёshtё e lidhur me politikat ekonomike qё, nё 27 vjet, nuk kanё pёrmirёsuar nё masёn e duhur nivelin e pёrgjithshёm tё jetesёs sё popillsisё. Nё kёtё drejtim, nё vend tё njё politike qё do tё duhej tё kishte vlerёsuar mundёsitё potenciale tё Vendit, kryesisht nё nёntokё, energjitikё, bujqёsi e blegtori, nёpёrmjet konçesioneve tё dobishme e tё ndershme, ёshtё parapёlqyer rritja e taksave tej masёs sё pёrballueshme nga mundёsitё reale tё popullsisё. Taksat mbi rrugёt, kur karburanti, nё tregtimin e tij, sjell njё fitim prej 110 lekёsh pёr çdo litёr, ёshtё krejtёsisht e paligjёruar, madje mund tё quhet njё grabitje e hapur. Vlen tё vihet nё dukje nё kёtё rast se popuj me njё nivel jetese shumё herё mё tё lartё se i yni, pёr rrugё nё standartet mё tё larta tё mundёshme, nuk paguajnё asnjё taksё. Tё tillё janё shtete si Gjermania, Hollanda, Belgjika dhe Spanja. Austria parashikon njё abonim vjetor prej 87.30 euro, Zvicra prej 35.60 euro, kurse tarifat mё tё larta i ka Italia, tё cilat megjithatё nuk arrijnё vlerёn e tarifёs sё Rrugёs sё Kombit.

Kёshilli vёren se dialogu i qёndrueshёm dhe konstruktiv midis Qeverisё dhe Opozitёs, mbi reformat e lidhura me BE, mbetet thelbёsor pёr tё avancuar nё agjendёn e reformёs, nё dobi tё qytetarёve dhe pёr tё afruar Vendin mё paranё Be-sё.” Pёrfundon dokumenti i kёshillit tё ministrave tё Jashtёm tё Bashkimit evropian. Siç shihet detyrat janё edhe tepёr tё dukёshme e tё vёshtira, mbasi nё tё vёrtetё dialogu i uruar ёshtё ai qё zhvillohet mes shurdhёsh. Kundёrvёnia e jashtёme pozitё – opozitё, qё nuk mban parasysh as mё tё paktёn kёrkesё tё kodit etik tё politikёs, qё e ka kthyer atё nё njё harbutёri ordinere tё neveriёshme, mbetet njё tjetёr pengesё pёr tё shkuar pёrpara.

Diskutohet me muaj pёr njё ministёr tё Brёndshёm, mobilizohen dhjetra mijra vetё pёr tё dalё nё sheshe e pёr tё kёrkuar dorёheqjen e tij dhe ministri qёndron ende nё zyrёn e tij. Edhe sikur tё jetё krejtёsisht i pastёr e i ndёrgjegjshёm, madje dhe shumё i aftё nё punёn e tij, episodi i vёllait, tё dёnuar pёr trafik e shpёrndarje droge nё formё tё prerё e tё mbajtur nёn sqetull nё Shqipёri pёr tё mos e kryer atё dёnim, ёshtё nё vetvete motiv i mjaftueshёm pёr tё mos qёndruar nё sferat e larta tё politikёs. Politika, pёr tё mos qenё e praktikuar n’ata nivele, nuk ka nevojё pёr vendime gjyqёsore, mjaftojnё edhe nenet e kodit moral pёr tё qenё vendimtarё. Mos tё harrojmё se ka patur ministra tё Evropёs qё kanё dhёnё dorёheqjen sepse dikush ka zbuluar mbas shumё vitesh se nё tezёn e diplomёs kishte diçka tё kopjuar, apo se ka mbajtur nё tё zezё pёr pak kohё shёrbёtoren e tё tjera raste tё kёtyre llojeve. Ky duhet tё jetё morali i politikanit qё duhet tё japё shembull, sigurisht jo si ai i z. Xhafa me vёllain e tij.

Ishin kёto disa nga pёrsiatjet e kaluara nё mёndje kur mora lajmin e shtyrjes pёr njё vit tё fillimit tё bisedimeve me BE. Sigurisht nuk ёshtё njё tragjedi kombёtare, nёse mbas njё viti nuk do tё ketё mё zvarritje tё tjera. Ёshtё njё pjesё tjetёr e sё pёrpjetёs sё rrugёs sonё drejt Evropёs. Si e tillё kёrkon mund e punё, por mbi tё gjitha njё proçes tё thellё vetёdijesimi pёr atё qё jemi e pёr botёn qё na rrethon e synimet tona nё lidhje me tё. Duke mos humbur besimin tek Evropa dhe projekti i saj i pakthyeshёm, duke e quajtur atё si tё vetmen mundёsi tё Shqipёrisё pёr tё shkuar pёrpara nё rrugёn e saj historike nё botёn e sotme. Sirenat e kundёrta me kёtё bindje, lavdi Zotit, deri tani nuk kanё jehonё tek ne.

Edhe BE si bashkёsi njerёzore, nuk ёshtё e imunizuar nga mangёsitё e tё metat, por nuk duhet tё harrojmё se ajo i siguroi kontinentit per afёr tre tё katёrta tё shekullit,paqe, liri, mirёqёnie, kufij tё hapur, qiej tё hapur…. Prandaj e ardhmja jonё ёshtё e lidhur me tё, prandaj ne nuk duhet tё lodhemi kurrё sё punuari pёr t’a sendёrtuar atё synim, cilat do qofshin pengesat nga vetё ne e nga tё tjerёt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here