Nga Artan Fuga

Ra! Ndërtesa e teatrit ra! Qendra historike si kujtesë kolektive e qytetit të Tiranës ra! Statusi i aktorëve dhe i gjeneratës aktoriale madhore që kishte zënë rrënjë në mendjet e shqiptarëve ra!
Kuvendi ra! Prona publike ra!
Komunikimi midis artistëve, ministrisë të Kulturës dhe pushtetit ra! Politika si veprimtari e qytetarëve ra! Trashëgimia kulturore e vendit ra! Endërra europiane ra! Tërmeti ra!

Ekonomia ra! Gjykata e larte dhe Gjykata Kushtetuese ra!
Sistemi i zgjedhjeve ra!Imazhi i vendit ra!Libri ra!

Gjithçka ka rënë si në një qytet ky tërmeti ka kthyer në rrënoja gjithçka! Mbetet vetëm një shans: Vullneti për t’u ringritur, për ta rifilluar nga e para! Brezat e rinj duhet ta nisin ndryshe ndërtimin e vlerave të demokracisë dhe shtetit shqiptar !

Nevoja për mendim intelektual dhe veprim qytetar të mënçur, të pastër, është më e fortë se kurrë!

Jemi si në 1997 kur shteti ra!
Jemi si në 1966 kur besimi ra!
Jemi si në 1956 kur idealet e majta ranë!
Jemi si në 1946 kur republika ra!
Jemi si në 1943 kur uniteti i kombit ra!
Si në 1935!Si në 1924!Si në 1917!Si në 1914!

Mbetet vetëm një shans: Vullneti për t’u ringritur, për ta rifilluar nga e para!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here