Dritan Kastrati aktori i njohur shqiptar është bërë pjesë e serialit të njohur anglez “Stan Lee Lucky man”. Përkrah emrave të njohura të kinematografisë angleze Kastrati interpreton rolin e një shqiptari, atw të Edon Pashës. “Eshtë historia e një djaloshi shqiptar që është ngatërruar me mafian shqiptare.

Një histori ku përfshihet mafia dhe borxhet e tij të shumta ndaj bosit të tij”,thotë Kastrati. Gjithë pjesa luhet tek kafja e Edon Pashës ku punon bashkë me gruan dhe djalin duke shërbyer ushqim shqiptar. Për të ngritur restorantin Edon Pasha i ka marrë borxh një bosi shqiptar dhe ashtu siç ndodh zakonisht borxhi duhet kthyer.

Ndër aktorë të njohur në këtë seria janë James Nesbitt i njohur për interpretimin e tij në Hollywood, etj. Dritan Kastrati është një ndër aktorët më premtues në perëndim, i njohur për disa interpretime dhe në kinematografinë shqiptare si ““Elvisi kthehet në shtëpi” apo “ Pit Stop Mafia”. Ai ka marrë vlerësime nga emra të njohur të kinematografisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here