Qeveria ka vendosur një rishpërndarje tjetër të punonjësve organikë në njësitë e qeverisjes qendrore për vitin 2018. Vendimi  hyri dje  në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. Ngarkohen ministritë dhe institucionet e përmendura më sipër për zbatimin e këtij vendimi.

U vendos se në Ministrinë e Bujqësisë do të shtohen 4 punonjës në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 1951 veta.

Ndërkohë, numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për vitin 2018, shtohet me 9 punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 4271 veta.

Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Brendshme, për vitin 2018, shtohet me 3 punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 14 149 veta.

Në vendim thuhet gjithashtu se numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për vitin 2018, shtohet me 21 punonjës për Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 1101 veta.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të ketë më pak punonjës këtë vit, duke shkurtuar 21 punonjës pranë Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 5705 veta.

Numri i punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për vitin 2018, reduktohet me 16 punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 315 veta.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here