Kathleen Ann Kavalec është ambasadorja e re në Shqipëri, e cila pas votimit në senat pritet të  zëvendësojë diplomatin në detyrë, Donald Lu. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, ka propozuar Kavalec, e cila ka një karrierë 30-vjeçare si diplomate. Ambasadorja e re, aktualisht mban postin e zv/ndihmës sekretares në zyrën e çështjeve europiane dhe euroaziatike në Departamentin e Shtetit  e emëruar që prej vitit 2015. Po kush është Kathleen Ann Kavalec? Ajo  ka shërbyer  më parë si drejtoreshë e zyrës së çështjeve të Rusisë.

Në vitet 2010 deri në 2013, Kavalec ka shërbyer si zv/shefe e misionit dhe zv/delegate e përhershme në misionin e SHBA-ve në UNESCO në Paris. Në vitet 2009-2010, diplomatja  e re ishte zv/koordinatore për  asistencën e SHBA-ve për  Evropën, Euroazinë dhe Azinë Qendrore,  ndërsa në vitet 2008 deri në 2009, Kavalec  ka shërbyer si drejtoreshë e parandalimit të konflikteve në zyrën e koordinimit për rindërtim dhe stabilizim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here