Kjo është një foto shkrepur nga aktori Neritan Liçaj, duke dëshmuar se zjarrëfikëset janë dërguar me urgjencë pas tërmetit, te Teatri Kombëtar.

Sipas Liçajt, qëllimi është i qartë: të vërtetojnë çarjet nga tërmeti.

“Zjarrfikëset kanë ardhur të vërtetojnë çarjet nga tërmeti të teatrit dhe po fotografojnë nëse ka pasur çarje. Në të vërtetë s’ka asnjë çarje të re. Sa turp për këtë shtet.

Zotërinj zjarrfikës fotografoni çarjet e Parlamentit dhe Ministrisë së Kulturës si dhe përmbytjet e bashkisë se TEATRI KOMBETAR ESHTE SI SHPIRT.Fotot janë live.”, shkruan Liçaj.

Tirana u trondit sot nga një tërmet 5.2 të shkallës Rihter. Edi Rama kërkon të shembë teatrin kombëtar me një projektligj të veçantë që e ka çuar për ta votuar në kuvend.

Ditë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj foli rreth amortizimit të godinës, madje qarkulluan foto se ishte me mure të dëmtuara, të cilat dukeshin hapur që ishin krijuar aty për aty. Me sa duket, godina e teatrit edhe nga tërmeti nuk dëgjon, fakt që vërteton se me një rikonstruksion të brendshëm mund të kthehet në teatrin që duan të gjithë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here