Pushteti vendor ka pasur performancë pozitive në tërësi në mbledhjen e të ardhurave për periudhën Janar-Maj 2015, ku janë arkëtuar 8.8 miliardë lekë, apo rreth 47 për qind e planit vjetor.

Taksat lokale janë ato që kanë kontribuar më së shumti në vlerë ku janë mbledhur 6.3 miliardë lekë nga 10.3 miliardë lekë që është plani vjetor. Ndërkohë që nga 1 Prilli ka hyrë në fuqi metodologjia e re për mbledhjen e taksës së pasurisë, pushteti vendor ka mbledhur 2.1 miliardë lekë detyrime me formulën e mëparshme.

Referuar treguesve fiskale të konsoliduar të publikuara nga Ministria e Financave për 5 mujorin e parë të vitit 2018, vihet re se vjelja e taksës mbi pasurinë është realizuar në masën vetëm 27 për qind në raport me planin vjetor.

Duket se vendorët e kanë lënë pjesën më të madhe të të ardhurave që ta vjelin në gjysmën e dytë të vitit. Ndërkohë që të ardhurat pritet të rriten për shkak të aplikimit të formulës së re, ku rritet ndjeshëm detyrimi i qytetarëve dhe bizneseve për të paguar.

Ndërsa kontributin më të vogël në shifër e ka pasur taksa mbi biznesin e vogël, me 258 milionë lekë. Megjithatë mbledhja e kësaj takse është realizuar në masën 86 për qind, që tregon se perfomanca më pozitive ka qenë në vjeljen e detyrimeve mbi bizneset, pavarësisht peshës që ka në të ardhura totale të pushtetit vendor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here