Partia Demokratike thotë se Biblioteka Kombëtare është përmbytur nga sheshi “Skëndërbej”.

Deputetët, Hekuran Hoxholli dhe Romeo Gurakuqi, teksa inspektuan godinën pas shpalljes së emergjecës, thanë se nuk ka pasur një studim paraprak për ndërtimin e sheshit dhe se blloku i betonit ka bllokuar rrjedhën e ujërave nëntokësorë.

Deputeti Gurakuqi risolli në vëmendje propozimin e bërë kohë më parë prej tij, duke deklaruar se ka ardhur koha për të ndërtuar një Bibliotekë të madhe Kombëtare dhe një Arkivë Qëndrore të Shtetit.

Gurakuq tha: Kam bërë propozime që Shqipëria të ketë në qendër të Tiranë një Bibliotekë Kombëtare dhe një Arkivë Qëndrore. Kemi hasur në vesh të shurdhër. Pse Shqipëria nuk ka një bibliotekë të madhe? Çdo fakultet Universitar kudo në botë ka një bibliotekë shumë më e madhe sesa është Biblioteka Kombëtare. 

Në një kohë kur këtu hapen sheshe qëllimisht për të ndërtuar kulla me PPP, nuk gjendet një shesh këtu në qendër të Tiranës për të ndërtuar në Bibliotekë të madhe  Kombëtare. Edhe  vërtet kushtet këtu sikundër Drejtoresha dje ka thënë, nuk janë aspak të përshtatshme. 

Ka ardhur momenti për të ndërtuar një Bibliotekë të madhe Kombëtare dhe një Arkivë Qëndrore të Shtetit në përmasat që të ruajë dokumentacionet e këtij vendi në mënyrë që të mos falsifikohen as pronat, në mënyrë që drejtësia të mbështetet mbi fakte.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here