Biblioteka Kombëtare shpalli të hënën gjendjen e emergjencës, pasi nga shiu që ra në datë 23 qershor u përmbyt, ndërsa u dëmtuan rreth 12 mijë botime, libra dhe materiale të tjera. Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani në një deklaratë për mediat u shpreh sot se shkak ka qenë mungesa e hapësirës sipas standardeve.

Numri i njësive të prekura nga lagëshitra është 12 mijë. 75% janë tharë, po punohet për pjesën e mbetur. Natyra e teksteve të lagura është e 15 viteve të fundit, libra shkollorë, letërsi, të cilat për shkak të mungesave të hapësirë nuk kanë mundur të ruhen sipas standardeve. Puna që po kryhet bazohet te udhëzuesit profesional botëror. Punohet me shpejtësi, ka një sasi pune të konsiderueshme. Merren masa për vendosjen e materiale në një mjedis të thatë, me aspirim, kemi hapur dritaret dhe kemi përdorur ventilator apo edhe tharëse flokësh.

Duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi që në drejtimin e saj, mijëra libra të fondit të kujtesës shqiptare janë shkatërruar, drejtoresha Persida Asllani përballë gazetarëve tha vetëm fjalë justifikuese, duke kujtuar edhe një raport të vitit 1983 që thoshte se hapësira e Bibliotekës Kombëtare po zvogëlohet.

Situata bëhet edhe më tragjike kur shikon që librat e përmbytur ujërat e shiut, janë nxjerrë në dritare për t’u tharë.

Kaq e rëndë është gjendja sa shpresohet të dalë dielli që të shpëtojnë librat e përmbytur nga ujërat në Bibliotekën Kombëtare.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here