Shteti shqiptar do të tërhiqet nga marrëveshja “Eficienca energjetike përmes sektorit bankar” e nënshkruar me KfW-në në vitin 2015, pasi deri më tani ajo nuk ka rezultuar eficiente. Projekti parashikonte vënien në dispozicion të fondeve për kredi nga ana e KFW-së, për bankat shqiptare, për të promovuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por sipas një note verbale të Ambasadës së Gjermanisë u shfaqën probleme për shkak të likuiditetit të lartë në sektorin financiar shqiptar.

Gjithashtu, në këtë notë verbale theksohet se në Shqipëri pengesa më e madhe për dhënien e kredive nuk ishte mungesa e mjeteve financiare, por mungesa e garancive nga ana e kredimarrësve. Ndërkohë që, pavarësisht se në vitin 2017 palët ranë dakord që, objektivi i promovimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të realizohej nëpërmjet një instrumenti tjetër, që ishte Fondi i Garancisë së Kredive Rurale, një projektligj i mbërritur në Kuvend parashikon tërheqjen nga marrëveshja.

Ndërkohë që, saktësohet se kjo i hap rrugën nënshkrimit të një marrëveshjeje të re për mbështetjen e projektit “Promovimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes Fondit të Garancisë së Kredive Rurale”. Praktikisht synohet që fondet e papërdorura nga ky projekt, që në marrëveshje ishte parashikuar në masën e 12 milion eurove, të shkojë për projekte që lidhen me sektorin bujqësor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here