Artistët e pavarur propozojnë një zgjidhje kompromisi për çështjen e Teatrit të ri Kombëtar. Në tryezën e sotme të thirrur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, aktori Artan Imami ka lexuar një deklaratë ku paraqiti kushtet për të gjetur konsensusin dhe ftoi artistët dhe aktorët e tjerë në këtë proces që ta firmosin atë.

Me anë të kësaj deklarate ai u shpreh dakord me ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, por duke parashtruar si kërkesë që territori të mos preket dhe që aktorët të jenë pjesë e komisionit negociues.

Sipas Imamit, prona që posedon Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzohet vetëm dhe vetëm për godinën e re të Teatrit Kombëtar duke mos cenuar tjetërsimin.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here