Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim kërkon nga qeveria përmirësimin e klimës së biznesit dhe përqendrimin tek investimet në infrastrukturë dhe energji. Gjatë mbledhjes së radhës së Këshillit të Investimeve, ku u diskutua mbi kuadrin ligjor për investimet, Zëvendëspresidenti i BERZH Alain Pilloux, theksoi se ky institucion do që të shikojë fakte se si gjërat bëhen dhe paralelisht do të mbështesë rritjen e sektorit privat në Shqipëri.

 “Ne duam që gjërat të bëhen. Vazhdoni të përmirësoni klimën e biznesit. Është shumë e rëndësishme të promovoni investimet, të drejtat e pronësisë. Duhet të mbështesim rritjen e sektorit privat në ekonominë e Shqipërisë duke u mbështetur në turizëm dhe agroturizëm. Duhet të inkurajojmë bankat të marrin më shumë rrisk dhe të japin kredi në monedhën vendase. Ne do të vazhdojmë mbështetjen në të gjithë sektorët e ekonomisë. Vazhdoni të punoni në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë”, deklaroi Alain Pilloux, Zëvendëspresidenti i BERZH

Në cilësinë e kreu të Këshillit të Investimeve, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj theksoi se Shqipëria ka një klimë biznesi të favorshme dhe investimet e huaja direkte në 3 muajt e parë të këtij viti arritën në rreth 284 milion euro, me një rritje vjetore prej 62 për qind, ndërsa u shpreh optimist për ecurinë gjatë pjesë së mbetur të vitit.

Ndër të tjera, Ahmetaj ripërmendi edhe lehtësitë për bizneset në disa sektorë, të përfshira në paketën fiskale, e cila, ku bëri me dije se do të miratohet në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here