Kryeministri Edi Rama me një status në rrjetin social Facebook ka pasqyruar të përmbledhur përfitimet që ka sipërmarrja me paketën fiskale të qershorit 2018. Kjo paketë parashikon lehtësi fiskale për biznesin e vogël i cili nëse ka të ardhura deri në 14 milionë lekë do të paguaj një tatim fitim prej 5% nga 15% që ishte më parë.

Një tjetër lehtësi që parashikon paketa fiskale e qershorit ka të bëjë me lehtësitë për sektorin energjetik në fushën e energjisë diellore. Në këtë sektor bëhet përjashtimi nga TVSH-ja për linjat teknologjike, makineritë dhe pajisjet.

Ndërsa në sektorin e bujqësisë shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor do të përfitojnë rimbursimin e TVSH-së në masën 20%. Për çdo ndërtim të ri që ka si qëllim agroturizmin do të bëhet përjashtimi nga taksa e infrastrukturës.

Referuar të dhënave zyrtare të tatimeve fillimi i vitit 2018 ka shënuar një rritje të numrit të bizneseve të regjistruara. Bazuar në të dhënat që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rezulton se numri i këtyre bizneseve u llogarit në 9,477.

Sa i përket ecurisë sipas muajve, numri më i lartë i bizneseve të reja të regjistruara u shënua në janar me 2,359.Ndërsa numri i bizneseve të çregjistruara gjatë periudhës janar- maj 2018 arriti në total në 1,648.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here