76-vjetori i çetës së parë partizane në Qarkun e Korçës me komandant Teki Kolanecin

 

Bexhet  Fezolli

Me ndërmjetësinë e Bashkisë rrethi Maliq e Qëndra Administrative  “Gora”, si dhe të Veteranëve të LANÇ të rrethit Maliq e të Shoqatës  A K ‘’Gora’’,  më 17 qershor , në Lozhan të Gorës, rrethi Maliq, qarku Korçë, u mblodhën gorarët në Kuvendin e tyre të madh, për të përkujtuar 76-vjetorin e Çetës Partizane ‘’Beslidhjes  Gorare’’ si dhe 75 vjetorin e Çlirimin e Krahinës të Gorës. Siç dihet nga historiku i luftës, mbi 200 burra Gorarë, të mbledhur në fshatin Selcë të Gorës në   Qarkun e Korçës , më 16 Qërshor 1942, vendosën të luftonin së bashku kundër pushtusit fashist italan,  me në krye Komandantin, Heroin e Popullit, Teki Kolaneci. Pas 76 vitesh, qysh herët u mblodhën gorarët dhe gumzhiu qendra e Lozhanit nga zërat e atyre, njerëz të të gjithë brezave që kishin mbushur Sheshin plot. Aty kishin ardhur nga Korça,  Maliqi, Pgradeci, nga 65 fshatrat e Gorës e Oparit, nga Elbasani e Tirana. Mbajta e këti Kuvendi kishte si lajtmotiv Përkujtimin e 76 vjetorit të çetës “Beslidhja Gorare”, ku ishintë fuar familjarë të të rënëve e dëshmorëve, përfaqësues të Pushtetit Vendor, nga rrethi Maliq, Kryetari i Bashkisë Maliq,  Gëzim Topçiu. Nga Veteranët e rrethit Maliq, Kryetari i Veteranëve të rrethit, Njazi Isaj, nga Pogradec z, Bedri Mmokrari, nga Universiteti i Korcës prof. Avni Spaho, ish Deputeti Dr. Hamet Hoxhallari, përfaqësus të Shoqatave A K Gora z. Fidai Çaushllari, poeti Gorar Petrit Braçe, mjeku Sinan Agolli, përfaqsues të Art-kulturës z, Dhimitër Orgocka.

Përfaqësues të Qendrave Administrative, Pirgu, Ali Cenko, nga komuna Vreshtas – Libonikut e shumë Gorarë nga  rrethet. Merrnin pjesë edhe Deputetët Pandeli Majko e Ilir Pendavnji . Fillimisht u vendosën Kurora me lule në Lapidarin kushtuar Dëshmorëve. Kurorë u vendosën nga Deputi Pandeli Majko e Ilir Pendavinji, nga Bashkia e Maliqit z. Gëzim Topçiu e Nazmi Qose, nga Shoqata A K Gora z. e Sinan Agolli, nga Veteranët e LANC, si dhe nga shumë Organizata të tjera. Mitingun e hapi Kryetari i Qendrës Administrative të Gorës Nazmi  Qose. Pas prezantimit ju dha fjala e përshëndetjes z. Gëzim Topçiu, i cili solli në kujtesën e Gorarëve heroizmin partizan dhe luftërat e përgjakshme. Përshndetën mitngun deputetët Pandeli Majko e Ilir Pendavinji. Nga Veteranët e LANÇ, si dhe nga Shoqata AK Gora, z. Sinan Agolli, si dhe nga familjarët, i biri i Heroit Teki Kolaneci z. Florjan Kolaneci, nga familjarët e dëshmorëve e ish partizanëve. Atmosferën entuziaste e ndezi më tepër shfaqja e Ansamblit Folklorik ‘’Dhimitër Ogocka ‘’ të Maliqit, përgatitur posaçërisht për këtë rast.  U kënduan këngë partizane, për Teki Kolanecin, për Nënë Pashakon, u luajt Vallja Goraçe. I gjithë Sheshi ne Barangat e Zvarishtit mori zjarr, kur në skenë doli Ansambli i veshur me ato kostumet Kombëtare e karakteristike të Krahinës së Gorës. Recitoi vargje aktori dhe regjisori i njohur Dhimitër Orgocka. Rëndësia e këtij Kuvendi, si dhe Krijmi i Çetës Gorë – Opar, është një nga pikat më kulmore të historisë sonë, jo vetëm në nivel lokal por dhe atë kombëtar! Kjo Çetë u bë shkëndija që ndezi LANÇ. Ajo gjeti mbështetjen e mbarë popullit e patriotëve gorarë .                                                                                


Krahina e Gorës me 65 fshatrat e saj ka nxjerrë nga gjiri i saj trima e luftëtarë, patriotë e kapedanë. Ata i kanë dhënë emër Gorës dhe gjithë Shqipërisë. Ata i kanë bërë nder edhe historisë kombëtare me çetat e Rilindjes Kombëtare të komanduara nga bijtë e kësaj treve: Kapedan Kajo Babjeni, Malkë Zvarishti, Ismahil Dërdusha e gjersa vijmë në LANÇ, ku gorarët e mbushën rreshtat partizane të komanduara nga Heroi i i Popullit Teki Kolaneci e komandantë të tjerë. Në kuadrin e 76vjetorit të krijimit te Çetës së Parë Partizane, patrioti i shquar anti fashisti i vendosur, biri Gorës,Teki Kolaneci, u zgjodh Komandant i Çetës. Prej asaj date, shkëlqente trimëria, shpërtheu talenti i tij si një strateg  e luftëtar i lindur. Tekiu u bë shkolla e luftës Partizane. Si ortek u rrit lufta, si ortek rritej ushtria partizane. Çeta e Gorë – Oparit, nuk lindi vetvetiu, ajo ishte rrjedhim logjik i situatës së rëndë, në të cilën ndodhej vendlindja. Gora, kjo vatër e shquar për patriotizëm e trimëri me luftëtarë të lirisë , u ngjit vrullshem nga lëvizja antifashiste. Krijimi i këtij formacioni luftarak me armë në dorë shënonte fillimin e një epoke te rë për lirinë dhe pavarësinë, çlirimin kombëtar e shoqëror nga çizmja e pushtuesve fashistë . Ajo dha një kuptim më realist veprimeve të armatosura antifashiste që ishin krijuar në territorin e krahinës. Çeta e Parë Partizane përbënte një gur të çmuar, një margaritar që do të ndriçonte rrugën për krijimin e 4 çetave të tjera në hapësirën gjeografike të Gorës. Pas Çetës së parë  të Gorës, u krijuan çeta të tjera, të komanduara nga Shaban Zereci, Rrahman Zvarishti, Xhezar Senishti, Zalo Zvarishti e Neki Dushku. Ajo pa frikë do hapte fletën e parë në enciklopedinë e re të historigrafisë krahinore, që do të vazhdonte me tre batalione partizane . U krijua në Voskëpojë batalioni“Ali Kelmendi” me komandant Teki Kolanecin e komisar Faik Zaimin , i cili më vonë do të quhej Batalioni i Gorë-Oparit, komisar u dërgua Skënder Caci. Luftoi ky batalion në Gorë-Opar, Mokër – Kolonjë – Leskovik. Më vonë u krijuan e batalione siç qenë ’’Çlirimi’’ “Gorë – Oparit’’ si dhe dy Brigatave Partizane Br4-S dhe Br-9-S. Kjo qe një mesazh i fortë , se këtej e tutje do të lartësohej akoma më shumë me rreth 1500 partizane, ku u dëgjua jehona e aksioneve luftarake të Grabovicës, Bollovodës, Voskëpojës, Leskovikut, Bulçarit, Gurit të Kamjes, ku u plagos Teki Kolaneci, Shkëmbi i Bletës, Pogradeci, Elbasani e Tirana, ku gjëmoi e kërciti pushka e partizanit  gorar. Sot në 2018, kostatojmë me kënaqësi se ajo çetë, ai grup luftëtarësh të lirisë, të drejtuar e komanduar nga biri i Gorës, partizani dhe gjenerali i ardhshëm Teki Kolaneci, qenë dhe mbeten deri në fund njerëz të vërtetë të besueshëm që ditën mirë se çfarë të bëjnë duke i shërbyer Gorës, historisë dhe Shqipërisë. Mesazhi që vjen sot nga thellësia e viteve e prek telat e zemrave të trazuara të çdo gorari, në këtë tranzicion të gjatë jetese, hallesh dhe gëzimesh, është amaneti për të mos i harruar luftëtarët dhe partizanët e parë të lirisë së vendlindjes e të rënet në altarin e lirisë. Për të kujtuar e nderuar partizanët, si mbrojtës të vlerave më të mira . Gora është një e pandarë në tërë hapësirën e saj, mjedisore, hostorike, kulturore e zakonore nga Maja e Lenijes e deri  e Voskopojës. Larg ndarjeve, parcelizimeve, grindjeve dhe mërive të kota. Të kemi dashurinë dhe respektin për bijtë e saj e veprën e ndritur të komandanit e Heroit të Popullit Teki Kolaneci. Në fund sipas traditës së Gorës, u shtrua një drekë në lokalin Devolli nuk mungoi kënga Partizane dhe vallja gorarçe, nuk mungonte rakia e manit, mishi i pjekur në hell e ngritja e gotave dhe dollive për Gorën, për Kapedanët e Heronjtë e Gorës, që kanë bërë emër dhe i kanë dhënë krahinës vlera e krenari. Kryetari i Bashkisë, z. Gëzim Topçiu, ndër të tjera tha: “Dua që Gorarët t’i shoh të bashkuar” jo me dy shoqata, pasi Gora është një e pa ndarë historikisht‘’ *
Ish  ushtarak

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here